Inflacioni arrin kulmin në Eurozonë

Inflacioni në eurozonë arriti në 0.5% në tetor, niveli më i lartë që nga qershori 2014 sipas “Eurostat”.

Masat për të lehtësuar politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane duket të kenë filluar, ndërsa takimi i radhës i Këshillit Drejtues është planifikuar më 2 nëntor, por nuk do të miratohen vendimet për politikën monetare.

Përveç të dhënave mbi inflacionin, statistikat zyrtare të Eurostatit zbulojnë informacionet më specifike në lidhje me zhvillimin ekonomik të Eurozonës.

Në tremujorin e tretë të vitit Bashkimi Monetar Evropian pati rritje ekonomike prej 1.6% në vit dhe 0.3% në baza tremujore.

Në të njëjtën kohë euro ka shënuar rënien më të madhe mujore kundrejt dollarit që nga maji për shkak të spekulimeve që Banka Qendrore do të vazhdojë të ulë politikën monetare, ndërkohë që Rezervat Federale në SHBA mund të rrisin normat e interesit deri në fund të vitit. /albeu.

Artikulli paraprakMinistri i LSI-së, kundër Arben Ahmetajt për akcizën e gazit të makinave
Artikulli tjetërArat e Lutfi Zharkut bëhen me asfalt (Dokument)