Hope: Bujqësia, çelës i zhvillimit ekonomik dhe i punësimit

Rritja e prodhimit të produkteve bujqësore do të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e bilancit tregtar, duke i rritur eksportet edhe për shkak të pozitës gjeografike dhe afërsisë me tregun e BE-së.
Kështu ka thënë James Hope, drejtor i misionit të USAID-it në Kosovë, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Bazuar në studimet që ka bërë USAID-i, sipas tij janë disa sektorë siç është qumështi e prodhimet e saj, si dhe frutat e ndryshme manore që kanë potencial për zhvillim.

Ka folur për sektorët që USAID-i i ka përkrahur dhe që pritet t’i përkrahë në të ardhmen, pasi, sipas tij, bujqësia do të ketë ndikim të madhe në uljen e shkallës së papunësisë.

Qeveria, sipas tij, duhet të koncentrohet edhe në përgatitjen profesionale të të rinjve që në të ardhmen mund të punojnë nëpër sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Artikulli paraprakAutostrada Kosovë-Maqedoni ndërtohet me dinamikë të përshpejtuar
Artikulli tjetërVolkswagen: Skandali na kushtoi 16.2 miliardë euro