Gjermani-Francë, bujqit kërkojnë favorizimin e mishit të derrit

Dy sindikatat kryesore franceze dhe gjermane në bujqësi kërkuan të martën një strategji evropiane dhe formuluan disa kërkesa të përbashkëta në drejtim të Brukselit për të rregulluar krizën e bujqve.

“Bujqit nuk duhet të lihen të vetëm përballë pasojave të embargos ruse ndaj prodhimeve ushqimore evropiane”, vlerësuan në një komunikatë të përbashkët Xavier Beulin dhe Joachim Rukwied, respektivisht presidentë të FNSEA-së franceze dhe DBV-së gjermane.
“Bëhet fjalë për një krizë politike, masa politike për tregun janë gjithashtu të nevojshme”, shtuan ata, disa ditë para zhvillimit në Bruksel të një mbledhje mbi bujqësinë më 7 shtator.
Dy sindikatat bujqësore në Gjermani dhe Francë kërkojnë kryesisht që Bashkimi Evropian të favorizojë zhvillimin e tregjeve të reja të eksportit për produktet e qumështit dhe të mishit të derrit.

Artikulli paraprakSuksesi është rruga e vetme kur mjeshtëria bashkohet me zgjuarsinë
Artikulli tjetërPuna si taksist dhe rastet kur pasagjeri mbart me vete diçka të ndaluar fetarisht