Gjendja në ahiret e atij që nuk e jep zekatin!

Pyetja: Si është gjendja e atij që nuk e jep zekatin në ahiret?

Përgjigja: Allahun e falenderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë, kurse selamet dhe salavatet tona qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhammedin, mbi familjene tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë këtë Profet deri në Ditën e Gjykimit.

Dhënia e Zekatit është një prej shtyllave të njohura të Islamit, thotë Pejgamberi : “Islami ndërtohet në pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka Zot i cili meriton të adhurohet pos All-llahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe haxhi”.[1]

Ky hadith dhe ajete të panumërta në librin e Allahut tregojnë qartë se ky adhurim është  prej gjërave më të rëndësishme në fenë e Allahut. Zekati është përmendur më tepër se 100 herë në Librin e Allahut dhe në më shumë 80 herë ëshë përmendur bashkë me Namazin, thotë Allahu në Suren Teube:

 ((فإن تابوا وأقاموا الصلاة وآتوا الزكاة فإخوانكم في الدين)), Por, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë i keni vëllezë në fe.” (Teube:11).

Pasi e kuptuam se ky adhurim është prej shtyllave të kësaj feje, dije se Allahu ka përgatitur shpërblime të mëdha për ata që e japin Zekatin, mirëpo në të njejtën kohë ka përgatitur edhe dënim për ata që e shkelin këtë urdhër të Plotfuqishmit.

Thotë Imam Dhehebiu në librin e tij “Mëkatet e mëdha”:

“Thotë Allahu: “Dhe ata të cilët e mbledhin arin dhe argjendin dhe nuk e japin në rrugë të All-llahut, përgëzoi me dënim të dhembshëm. Atë Ditë kur ai (Kenz: para, ar, argjend që nuk i është dhënë Zekati) do të nxehet fort në Zjarrin e Xhehenemit dhe me të do të damkoset balli i tyre, anët e tyre dhe shpina e tyre (duke u thënë): “Ky është thesari të cilin ju e grumbulluat për veten tuaj. Tani shijoni atë që grumbulluat”.[2]

Thotë Pejgamberi : “Çdo pronarë i deveve, lopëve apo dhenve që nuk e jep zekatin e tyre, do të hidhet në ditën e Gjykimit në një rrafshlartë me fytyrën e tij dhe do ta shpojnë me brirët e tyre, do ta shkelin me këmbët e tyre dhe çdoherë kur të kalojë e fundit do të kthehet ajo e para, derisa të përfundon gjykimi mes njerëzve, në Ditë e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet, pastaj do ta sheh rrugën e tij, ose ne xhenet ose në zjarr“.[3]

I ka luftuar Ebu Bekri ata që nuk e ka dhënë zekatin dhe ka thënë: “Pasha All-llahun, sikur të mos ma jepnin edhe një litarë (i cili nxirret për zekat) që ia jepnin të Dërguarit të All-llahut, do t’i luftoja për mosdhënien e saj”.[4]

Thotë All-llahu: “Mos të mendojnë ata që janë koprrac se atë që ua ka dhënë All-llahu është mirë për ata, përkundrazi ajo është keq për ata. Përkundrazi do t’u mbështillet rreth qafës atë për të cilën kanë bërë koprraci në ditën e Gjykimit. All-llahut i mbesin në trashëgim qiejt dhe toka dhe Ai din mirë atë çka e veproni“.[5] (Verzioni i shkurtuar u librit të Dhehebiut f.12,13)

Allahu e din më së miri.

Rizgjimi Pyetje&Përgjigje


[1] . Buhariu (8) Muslimi (16)

[2] . et Teube (180)

[3] . Muslimi (987)

[4] . Buhari (1400) Muslimi (20)

[5] . Ali Imran(180)

Artikulli paraprakZEKATI PËR “TALIBU ILM”?
Artikulli tjetërTestamenti Islam