Për herë të parë në disa vite, Japonia ka superkompjuterin më të shpejtë në botë dhe po përdoret për të studiuar përhapjen dhe trajtimin e koronavirusit.
Fugaku, i cili u zhvillua nga Fujitsu dhe instituti i kërkimit të qeverisë Riken, u rendit i pari në listën Top500 të superkompjuterëve globalë, Fujitsu dhe Riken njoftuan të martën, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Fugaku mund të kryejë më shumë se 415 katrilion (ose 415,000 trilion) llogaritje në sekondë, duke e bërë atë 2.8 herë më të shpejtë se Summit, super kompjuterin e ndërtuar nga IBM i cili më parë mbante vendin e parë.
Si është përdorur deri më tani?
Superkompjuteri japonez tashmë është duke u përdorur në baza eksperimentale për hulumtime në lidhje me Covid-19, përfshirë diagnostifikimin, terapinë dhe simulimet e përhapjes së virusit, tha Riken në një deklaratë në prill, transmeton Klan Kosova.
Fugaku – që është një emër tjetër për malin Fuji – është planifikuar të funksionojë me kapacitet të plotë vitin e ardhshëm.