Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që t’i trajtojnë deficitet e larta të buxhetit të tyre, t’i shkurtojnë deficitet e tregtisë, t’i privatizojnë institucionet publike, dhe të punojnë në reformat e tregut të punës.
Kështu ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, në një raport të ri.
Raporti i prezantuar këtë javë në Vjenë ka analizuar rritjen ekonomike, politikat fiskale dhe reformat e tregut të punës që nga viti 2000.
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, që të gjitha këto kanë shënuar arritje të mëdha ekonomike, në 15 vitet e fundit.
Sidoqoftë, këto shtete kanë nevojë që të kompletojnë tranzicionin në ekonomitë e tregut në mënyrë që të hedhin baza për një rritje të qëndrueshme në të ardhmen.
FMN-ja i kërkoi shteteve të Ballkanit Perëndimor që t’i ngushtojnë hapësirat e mëdha në buxhetin e tyre, të reduktojnë barrën e borxhit publik dhe të ndalojnë kreditë e këqija nëse ato janë në rritje, dhe të arrijnë ish shtet komuniste që tani janë në BE.
Raporti, “Ballkani Perëndimor – 15 vitet e tranzicionit”, thotë se disa shtete kanë bërë hapa prapa krahasuar me shtete tjera ish-komuniste që kanë kaluar nëpër të njëjtin tranzicion ekonomik dhe politik, duke shtuar se në vitin 2008 rënia ekonomike ka “theksuar dobësimin e tyre”.
“Gjashtë vjet pas krizës, është e qartë se Ballkani Perëndimor mbeti prapa nga shtetet tjera të zhvilluara të Evropës në rritjen e të ardhurave dhe mbylljes së zbrazëtirave me shtetet e përparuara të Bashkimit Evropian” thuhet në raportin e FMN-së.
Autoritetet duhet të ndërmarrin hapa për të eliminuar pengesat ligjore, gjyqësore, të taksave dhe rregullatorit, dhe të zgjerojnë rolin e sektorit privat dhe të sistemeve bankare.
FMN-ja këshillon shtetet mbrojnë stabilitetin e tyre makroekonomik dhe të nisin reforma strukturore.
“Pa reforma të mëtutjeshme, zbehja e rritje përgjatë viteve të fundit mund të bëhet normë, që vë në rrezik konvergjencës e standardit jetësor drejt niveleve të avancuara të ekonomike të Be-së, dhe do ti mohonte mundësitë e punësimit shumë shteteve të rajonit”, tha David Lipton, zëvendësdrejtori i parë menaxhues në FMN./kohaislame