“Financial Times”: elita e arrestuar në Arabinë Saudite, 70 përqind të pasurisë për të fituar lirinë

Pak javë pasi komiteti anti-korrupsion i Arabisë Saudite arrestoi rreth 200 princë, biznesmenë dhe ish-ministra Mbretëria duket se po u ofron atyre një marrëveshje që u kthen lirinë, por me një çmim të lartë.

Sipas asaj çfarë shkruan Financial Times, atyre po u kërkohet nga qeveria që të paguajnë deri në 70 përqind të pasurisë personale. Pra ky është çcmimi. Dhe nëse arrihet dakordësia, miliarda dollarë pritet të shkojnë në buxhetin e vendit.

Ekonomia e Arabisë Saudite është e varur nga nafta dhe, çmimet e ulta të saj kanë dëmtuar Mbretërinë. Deficiti buxhetor i Riadit arriti një rekord të lartë prej 98 miliardë dollarësh në vitin 2015, për dallim prej vitit të kaluar kur ishte 79 miliardë dollarë.

Më parë këtë muaj, Mbreti Selman lëshoi ​​një dekret mbretëror në një përpjekje për të luftuar korrupsionin në mbretëri. Dhe disa orë më vonë, me urdhër të komitetit të kryesuar nga Princi i Kurorës, i biri i tij Muhamed, disa princë, biznesmenë dhe ish-ministra të shquar sauditë u ndaluan; më saktë u izoluan në një hotel ku po qëndrojnë prej javësh në kushte të improvizuara burgu.

Komiteti gjithashtu njoftoi se po rishqyrton përmbytjet e vitit 2009 në Jeddah dhe po heton virusin e Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme (MERS), i cili u shfaq në Arabinë Saudite më 2012.

Sipas The Guardian, emra eminentë janë vendosur në hotele me pesë yje në të gjithë vendin, shumë prej tyre në hotelin luksoz Ritz-Carlton në Riad, sigurisht pa liri dhe pa kontakte.

Mes tyre ndodhet dhe princi Al-Waleed bin Talal, njeriu që këtë verë ishte dhe në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Rama. Sipas gazetës libaneze The Daily Star, dy hotele kryesore me qendër në Beirut të zotëruara prej tij, janë nxjerrë në shitje.

Gazeta përmendi një burim anonim, të njohur me rastin dhe raportoi se një bankë libaneze është autorizuar të gjejë blerës potencialë për hotelin Four Seasons dhe hotelin Movenpick në Bejrut.

Arsyet pas shitjes potenciale të aseteve të Princit Alwaleed në Liban nuk u zbuluan. Sidoqoftë, të dyja hotelet me pesë yje janë midis aseteve kyçe libaneze të Mbretërisë Kingdom Holding Co.

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë Saud Al Mojeb zbuloi se më shumë se 100 miliardë dollarë në fonde mund të jenë keqpërdorur. Kjo u pasua nga ngrirja e rreth 1,700 llogarive bankare.

“Vlera financiare e këtyre praktikave që kanë zgjatur me dekada dhe fondeve publike të shpërdoruara dhe të papërdorura mund të kalojnë shifrën prej 100 miliardë dollarë, sipas hetimeve preliminare”, tha Al Mojeb, sipas Gulf Neqs. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakTurqia dhe Iraku bisedojnë për transmetimin e naftës nga Kirkuku në Ceyhan
Artikulli tjetërA lejohet muslimani të depozitoj pasurinë në bank?