A JANË FEMIJËT E SHUMTË RREZIK EKONOMIK PËR FAMILJE?

Nuk janë te pakte milionat e derdhur me qellim te ngritjes se “vetëdijes” për kinse ndalimin e lindjeve te shumta si dhe përkufizimin e tyre. Protagonistet e kësaj lëvizjeje, lëvizjes për ndalimin e shumimit, mendojnë se shkak i te gjitha problemeve është shtimi i numrit te fëmijëve.

Nuk ka dyshim se kjo moto është e lansuar edhe ne ambientet islame, me qëllim qe te parandalohet shtimi i muslimaneve, ngase, çdo mitër e një nene islame, sipas tyre, konsiderohet fabrike bombash për ta. Madje, edhe shtetërisht, këto lëvizje kane një përkrahje morale e materiale me te madhe se sa qe kane organet tjera zyrtare te rëndësisë se pare.

Sikur ne ta njihnim qëllimin parësor te perëndimit, i cili vrapon pas kësaj motoje dhe këmbënguljes se tyre për te shpenzuar ne këtë drejtim, ne do te akuzonim me tradhti te madhe një ushtri te tere mbrojtësish, përkrahësish dhe ekzekutuesish te strategjisë se tyre. Nuk do te kalonim kufijtë e se vërtetës sikur te thonim se disa burrështetas, dijetare, intelektuale, madje edhe mjeke e nëpunës, kane hyre ne kuadër te shkatërruesve ne toke si shkak i zbatimit, përfilljes dhe ekzekutimit te strategjisë për parandalimin e lindjeve te shumta. Ne lidhje me te tillët thotë Allahu: “Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. 205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin)”. (Bekare, 204-205)

Eshtë e ditur e pakontestuar se përcaktimi paraprak i furnizimit dhe kushtëzimit ndaj Allahut d.t.th ta mohosh Allahun, ngase muslimani nuk i cakton Allahut page, as te ardhura mujore, dhe as numër te caktuar fëmijësh, ngase, për këtë moral te keq, Allahu do ta ndëshkonte, ose do ta ndëshkonte duke e penguar nga lindje totale e fëmijëve. Pra, çdokush qe përcakton fëmijët e tij para se t’i lindin se do te kemi vetëm një apo dy fëmijë, ai veç i ka bere Allahut shok (1).
Pengimi i lindjes nga frika për varfëri ne njëfarë mënyre është sikur mbytja e foshnjës nga frika e varfërisë. Thotë Allahu: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (Isra, 31)
Megjithatë, lejohet pengimi i lindjes për arsye te justifikueshme, si fjala vjen gruaja ka ndonjë sëmundje dhe me lindjen e foshnjës behet bartja e sëmundjes nga ajo tek foshnja, etj. Po ashtu lejohet pengimi i shtatezanise përkohësisht ne mënyrë qe te plotësohet periudha e parapare e gjidhenies, e cila është dy vite.
Ndonjëherë, dështakët mendojnë se fëmijët janë shkak i katastrofave ekonomike ndërsa de facto ata janë vet shkaktare, sepse janë udhëheqës jo të denje për postet e tyre. Shikoni se si Kur’ani, nëpërmjet tregimit te Jusufit, alejhi selam, aludoi ne këtë çështje. Kur Egjiptin e pate goditur krize ekonomike, si shkak i thatësisë 7 vjeçare, Allahu kishte caktuar qe Jusufi te vinte si mbikëqyrës i depove, dhe i cili me sinqeritetin dhe besnikërinë e tij, arriti ta përballonte dhe shuante ne mase te madhe problemin ekonomik. Ai kishte kërkuar postin e mbikëqyrësit te depove, meqë e kishte ditur se nuk ka me te denje se ai për këtë dhe kishte thënë: “Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”. (Jusuf, 54)
Sipas kësaj metodologjie profetike kishte vepruar edhe Salahuddin Ejjubi, legjenda e gjalle islame, i cili me te marre pushtetin ne Egjit, i cili vuante nga uria e madhe, saqë, ne fund te pushtetit fatimit, edhe mish qeni dhe maceje hanin, kishte nxitur egjiptasit ta mbjellin token, kishte aktivizuar tregtinë, kishte stimuluar zanatlinjtë dhe para se gjithash kishte përmirësuar besimin e tyre nga risitë dhe besëtytnitë. Kishte hapur shkolle Sunnite dhe kishte përhapur dituritë e pastra fetare.
Ekziston një frike dhe ankth nga vërshimi demografik ne boten islame. Këtë e kane thënë përgjegjësit evropiane dhe amerikane, te cilët nuk harrojnë kurrë t’iu kthehen fakteve historike, ku shkak i lëvizjeve luftarake ishte gjithmonë vërshimi demografik. Kjo ndodhi kur numri i banoreve te perandorisë romake u shtua, pastaj ne çlirimet islame, pastaj ne vet Evropën, qe kur numri i banoreve te saj u shtua, mijëra njerëz dolën te kërkonin vende te reja banimi, qe si rezultat zbuluan gati gjysmën e botes, si: dy Amerikat, Australinë, e qindra ishuj dhe oqeane tjera net e dy polet e tokës.
Këtu nuk mund te kalojmë tutje për pa dhënë sqarim adekuat se dallon shume çlirimi islam dhe kolonizimet evropiane, ngase te paret çliruan, përhapën diturit, ndërsa te fundit vodhën thesaret e popujve, shkatërruan vende, robëruan njerëz dhe ishin shkaktare te dekadencës shkencore dhe kulturore te tyre deri me sot.

Përvoja bashkëkohore
Ai, qe sado pak, përcjell ngjarjet historike, shume lështë do ta vërej te kundërtën e asaj qe pretendon lëvizja për parandalim te shtimit njerëzor.
Gjermania, ne vitin 1880, kishte 45 milion banore. Atëbotë vuanin nga varfëria, saqë një numër i madh i tyre migronin nga Gjermania për te gjetur pune ne ndonjë vend tjetër. Kur ne vitin 1910, Gjermania arriti shifrën e banoreve 68 milionë, situata ekonomike ndryshoi krejtësisht; mjetet e jetës u shtuan shumëfish, burimet e te ardhurave po ashtu, saqë Gjermania u detyrua te kërkojë punëtorë nga jashtë, dhe vetëm gjate vitit 1910, kishte 1 milion e 300.000 punëtorë te huaj.
Holanda, ne shek: XVIII kishte një popullsi një milionëshe ndërsa ne vitin 1950 ishte shtuar aq shume saqë popullsia tani arrinte ne 10 milionë.
Kjo shifër banoresh banojnë ne një vend prej 12. 000 hektarësh dhe vazhdimisht kane bere përpjekje për ta përgatitur token për mbjellje dhe ja tani, Holanda ka arritur qe te transportoje sasi te mëdha te lendeve ushqimore.
Gjiri arab, me shtimin e banoreve, token prej 150.000 hektarësh e kishte shtuar n 1.000.000 hektarë toke pune dhe arriti qe te mbahet nga perimet dhe mbjelljet vetanake, e ne veçanti grurit, i cili përbënte 99% e importimit. Nuk duhet harruar se këto u arritën ne një vend, ku nuk ka asnjë lum, as Nili dhe Eufrati.
Ata qe kane friken varfërinë si pretekst te ndalimit te shtimit, iu themi se: “Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”. (Bekare, 268)

Te vërteta ekonomike
Ata qe kukasin shtimin dhe sihariqojne varfërinë nuk dine asgjë për te vërtetat ekonomike. Kur shifra e banoreve te botes u shtua për 2,6%, përqindja e grurit u shtua për 3,2%, farërave tjera për 4,7%. Kjo d.t.th se bota për çdo vit prodhon me shume se sa kërkesat e konsumatorëve, dhe sikur vendet kapitaliste te mos hidhnin sasi marramendëse te grurit dhe qumështit (e prodhimeve te tij) ne oqeane (vetëm e vetëm qe te mos zbret çmimi ne treg), nuk do te vuante as Afrika dhe as Azia nga uria.
Ne e dimë fare mire se këto vende kane themeluar organizata dhe shoqëri për ruajtjen e kafshëve ndërsa ne nuk e dimë se a me mire do te ishte te ruhej njeriu apo kafsha?!
Kina, e cila me pare ndiente frike se nuk do te mund ta ushqente as vetveten, sot, pasi qe ka me tepër se 1 miliardë e gjysme njerëz, te mbjellat e saj janë shtuar për 40%, dhe pasi qe me pare importonte 4.000.000 pako pambuk ajo sot prodhon 1.000.000 pako.
India, e cila konsiderohej si fatkeqja me e madhe e botes ne aspektin ushqimor, prodhimi i saj i grurit qe nga viti 1970 është shtuar dukshëm, madje edhe e eksporton jashtë vendit. Ndërsa prodhimi vendor i orizit është shtuar për 30%.
Kontinenti i Afrikës, i cili mendohet te jete me i varfëri, banohet nga vetëm 9% e banoreve te botes. Ajo ka me pak se gjysma e banoreve te Kinës dhe sipas ekscerpteve është vendi me i pasur ne bote. Ne te fshihet 97% e kromit te botes, 64% e arit te botes, 85% e platinit, 70% e kakaos, etj. Pra problemi i Afrikës nuk është këtu por është ne histori, e cila çdoherë vuajti nga padrejtësitë, robërimet, kolonizimet, lëvizjet e përgjakshme për liri, rrëzimet e pushtetit nga ushtria, përtacia dhe mosinteresimi i popullit për te mbjellat.

Shtatezania e shpeshte dhe shëndeti i nënës
Ekzistojnë sot disa mendime se kinse shtatezania e shpeshte paraqet rrezik për shëndetin e nënës, edhe pse mjekësia njerëzore dhe psikike, si ne te kaluarën edhe ne te tanishmen, janë pajtuar se bukuria e gruas arrihet pas martesës, ngase shtatezania, lindja, gjidhenia janë veprime aktive, te gjalla, te cilat aktivizojnë gjendurat (herdhet) femërore te gruas duke ndikuar kështu ne funksionimin e tyre te mire.
Konsiderojmë se do te ishte injorance sikur mjeket te mbështeteshin ne raste te rralla dhe ne baze te tyre te konkludonin pikëpamje te përgjithshme për te gjitha gratë. Tek e fundit, rregulli nuk bazohet ne përjashtime por ne rastet e zakonshme.
Ndodhe qe një mjek i sinqerte mysliman te vërejë se gruaja duhet ta shtyje për një kohe shtatezanine, për shkak te ndonjë sëmundje te përkohshme. Ai këtu vepron sipas rregullit te përgjithshëm: “Nuk ka dem dhe as dem reciprok”. (nuk bën ta dëmtosh askënd sikurse qe nuk bën te keqen ta kthesh me te keqe)

Mjetet e pengimit te shtatezanise
Mjekësia nuk ka zbuluar diç qe do te pengonte shtatezanine pa shkaktuar fare probleme tek dy bashkëshortët. Sipas një studimi te kryer në 628 femra, për ta njohur efektin e hapave parandalues te shtatezanise, është vërtetuar se zonjat kane mundur t’iu ekspozohen sëmundjeve te kancerit ne gji dhe mitër, pastaj sëmundjeve te zemrës, sëmundjeve te qafës se mitrës, qe mund te shkaktojnë sterilitetin e përhershëm ose lindjen e foshnjës se deformuar.
Pastaj nuk bën te harrojmë se shkaku, i cili i shtyu evropianet ta zbulojnë hapin parandalues te shtatezanise nuk është varfëria dhe as shtimi i njerëzve por ishte një shkak tjetër. Kur ne Evropë u përhap liria seksuale, qe rezultat pati qindra fëmijë ilegale, qe për shtëpi kishin rrugët, kontinieret e mbeturinave, dhe ne vend qe Evropa ta pranoj Islamin, i cili e ndalon prostitucionin, ata zbuluan këto barëra.
Evropianet se pari i zbuluan këto barëra për shpëtimin e shoqërisë nga fëmijët ilegale por me vone panë se kjo do te ishte një arme e fuqishme e tyre kundër Islamit dhe myslimaneve. Evropa dhe Amerika këto barëra filloi ti barte përmes programeve te zhvillimit dhe ndihmave kulturore. Dhe mu për këtë, zbuluesin e këtij lloj bari, Bankos-in, e llogariten ne mesin e 100 fytyrave me te ndritura te botes, siç beri Majkell Harit ne librin e tij.

Familja me e madhe a sjell jete me te mire?
Rusia, Japonia, Zvicra, Izraeli, etj, përveç qe kane moto shtimin e familjes, ata për këtë kane përgatitur edhe dhurata te mëdha.
E vërteta është se familjet me më shume anëtarë me lështë i përballojnë fatkeqësitë dhe krizat ekonomike sikurse qe kane mundësi te përfitojnë me shume materialisht dhe te prodhojnë me shume se sa familjet e vogla.
Njeriu mendjelështë ndodhe te mendoje se familja e vogël bën jete me te mire, gjë, te cilën e trumbetojnë edhe mediat. Kjo teori eshte teoria e atyre qe nuk mendojnë se do te vdesin, e atyre qe mendojnë se përherë do te mbesin ne dunja dhe nuk mendojnë fare për xhihad, ahiret dhe xhenet.
Ka ardhe koha qe fushat e lojërave t’i shndërrojmë ne ara buke dhe ne vend te lojërave garuese te kemi gara ne prodhim te dobishëm për njerëzimin.
Përvojat dhe eksperimentet kane vërtetuar se familja e madhe është me e suksesshme ne fushat e tregtisë, zanatit, mbjelljes, se sa familja e vogël. Nëse ne fillim ka pasuri te pakte me kalimin e kohës ajo do te ketë pasuri te madhe. Patjetër te vegjlit duhet t’i shtyjmë qe krahas mësimit ne shkolla te mësojnë edhe zanate dhe periudhën foshnjore praktikisht ta zvogëlojmë.
Disa mendojnë se familja me fëmijë te pakte ka mundësi qe t’i shkolloje fëmijët e saj ne Universitete, gjë, qe familjes me shume fëmijë nuk do t’i mundësohej. Kjo është e pavërtetë sepse kush do te punoje ne mbjellje, fabrika dhe zejtari?! A thua tere bijtë tanë do te punojnë ne zyre e pallate?!
Ekziston edhe një arsye tjetër se kinse gratë tani punojnë jashtë shtëpie dhe se nuk ka mundësi qe njëkohësisht te punoje dhe te kujdeset për fëmijë te shumte. Këtu patjetër duhet ta dije se ata, qe e nxirren gruan nga shtëpia për pune, sot po përpiqen qe ta kthejnë prape ne shtëpi për shkak te problemeve te shumta, madje ne disa vende evropiane gratë bëjnë protesta për t’u kthyer ne shtëpi.

Puna e gruas
Puna e gruas ne shtëpi me burrin dhe fëmijët e saj është puna me e madhe. Nëse gruaja dëshiron ta ndihmoje materialisht burrin atëherë asaj i mbetet qe ta jete shtëpiake ekonomike, te kurseje shume, te punoje pune dore,, si: qëndisje, etj.
Ndihma materiale burrit nuk behet me braktisjen e shtëpisë, fëmijëve dhe kufizimin e fëmijëve (mosshtimin), ngase pasojat e kësaj, morale dhe kriminale, janë shumehere me te mëdha. Nëse njerëzit ankohen prej shtimit te madh për shkak se jetojnë ne qytete te mëdha dhe me banore te shumte, atëherë atyre iu themi se toka e Zotit është e gjere dhe se mjetet për komunikim janë bere shume te afërme, saqë boten e kane shndërruar ne një fshat te vogël.

Rezymeja e artikullit:
Allahu është i Vetmi, qe bën baraspeshimin e shifrës se njerëzve ndërsa vërshimet, tërmetet, vullkanet, luftërat janë disa prej mjeteve te këtij ligji, baraspeshimit shifror. Pra, kjo është e drejte ekskluzive e Allahut dhe se njeriu nuk ka mundësi te ndërhyjë këtu.
Përkufizimi paraprak i furnizimit (rizkut) është kufer ne (mohim) Allahun, sepse Allahu është Furnizues dhe ka force për hapjen e dyerve te furnizimit nga njeriu nuk e paramendon fare. Thotë Allahu: “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan”. (A’raf, 96)
Përkufizimi i fëmijëve dallon nga planifikimi familjar, ngase ndodhe qe një familje te ketë pese fëmijë por prapëseprapë ka organizim, e sidomos nëse çiftet martohen te ri. Kështu, nëse njeriu martohet 20 vjeçar mund te ketë fëmijë çdo 3-4 vjet dhe derisa te vije koha e menopauzës (kur me nuk lind gruaja), e cila fillon nga mosha 45-48 vjeçare. Pra për 25 vjet martese ti mund te kesh 5-6 fëmije pa patur asnjë problem familjar.
Eshtë vërtetuar se pengimi i shtatezanise sjell sëmundje te renda dhe se disa shtete te botes tanimë i kane ndaluar hapat e tille.
Paratë e derdhura për pengimin e shtatezanive është me mire te derdhen dhe te destinohen për mbajtjen e familjeve te varfra.

Dr. Sedat Islami

 

 

Artikulli paraprak132 vjet ‘Made in Germany’
Artikulli tjetërZHVILLIMI RURAL, ZBUT VARFËRINË