Falimentojnë dy gjigantë britanikë të shitjes me pakicë

Në një deklaratë nga Edinburgh Woolen Mill (EWM) Group, nën të cilin veprojnë zinxhirët e famshëm të shitjes me pakicë të veshjeve, u njoftua se kompanitë u shpallën si të falimentuara për shkak të mungesës së blerësve për kompanitë

Londër

Peacocks dhe Jaeger, kompani në mesin e zinxhirëve kryesorë të shitjeve me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë falimentuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Edinburgh Woolen Mill (EWM) Group, nën të cilin veprojnë zinxhirët e famshëm të shitjes me pakicë të veshjeve, u njoftua se kompanitë u shpallën si të falimentuara për shkak të mungesës së blerësve për kompanitë.

Të dy zinxhirët me pakicë kanë gjithsej 500 dyqane dhe 4.750 punonjës në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne kemi qenë duke zhvilluar negociata konstruktive me një numër blerësish të mundshëm për shitjen e zinxhirëve të Peacocks dhe Jaeger në javët e fundit”, tha grupi në një deklaratë.

“Megjithatë, ecuria negative e vazhdueshme në sektorin e shitjes me pakicë për shkak të pandemisë dhe karantinës së dytë bëri që negociatat të zgjaten dhe të bëhen më komplekse”, theksohet më tej.

Në Britani, vendin me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 në Evropë, më 5 nëntor filloi të zbatohet një karantinë e re kombëtare, me çka të gjitha bizneset përveç marketeve thelbësore dhe farmacive u mbyllën, ndërsa dalja në rrugë u kufizua. /AA/

Artikulli paraprakG20: GJITHÇKA PËR KAPËRCIMIN E KRIZËS COVID-19
Artikulli tjetërNjoftim për tatimpagues – Certifikata e të punësuarit, shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI