Eurostat: Inflacioni vjetor në eurozonë pas 5 vitesh negativ

Zyra statistikore evropiane “Eurostat”, njoftoi se inflacioni vjetor në eurozonë në dhjetor të 2014 ishte negativ për herë të parë në pesë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA). Inflacioni vjetor në eurozonë ka qenë negative dhe shënonte 0.2 për qind, ndërsa edhe inflacioni i 28 anëtarëve të shteteve të Bashkimit Evropian (BE), e matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK), ishte negativ dhe shënonte në 0,1 për qind. Në mesin e vendeve të BE, norma negative vjetore e inflacionit e matur me IHÇK, regjistrohet në Greqi, me 2,5 përqind, Bullgaria 2, dhe Spanja 1,1 përqind. Shkallën më të lartë pozitive të inflacionit e regjistron Rumania me 1 përqind, Austria 0,8 dhe Finlanda 0,6 përqind. Kjo paraqet inflacionin vjetor më të ulët që nga 2009 në eurozonë. Inflacioni negativ në eurozonë është shkaktuar si pasoj e rënies drastike të çmimeve të derivateve, ndërsa çmimet e ushqimit dhe alkoolit kanë mbetur të qëndrueshme. Inflacioni vjetor në eurozonë mbahet nën 1,0 përqind, e cila, sipas bankës Qendrore Evropiane (ECB) konsiderohet zonë e rrezikshme.

Artikulli paraprakBanka zvicerane lejon që euro të bije në krahasim me frangën
Artikulli tjetërKush po përfiton, e kush po humb nga forcimi i frangut zviceran?