Erdogan: Po këpusim prangat e kamatës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se ka ardhur koha që inflacioni në atë vend të ulet në një shifër

“Debati për normat e interesit është ulur ndjeshëm, po ashtu është stabilizuar edhe kursi i këmbimit. Tani është koha për të ulur inflacionin përsëri në shifra njëshifrore,” tha Erdogan në një fjalim në ceremoninë “Punësimi i qytetarëve me aftësi të kufizuara në institucionet publike” në Kongresin dhe Qendrën Kulturore Bestepe në Ankara.

Ai theksoi se autoritetet në Turqi po bëjnë përpjekje të mëdha për të luftuar inflacionin.

“Ashtu siç i kemi këputur të gjitha prangat deri më tani, kështu do të thyejmë dhe do të hedhim nga vendi ynë prangat e interesit, kursit të këmbimit dhe inflacionit”, tha Erdogan.

Ai po ashtu ka uruar gjithë të mirat në punë për 2927 persona me aftësi të kufizuara që sot zyrtarisht do të punësohen në institucionet publike.

Me këtë projekt, numri i nëpunësve civilë me aftësi të kufizuara në sektorin publik në Turqi do të arrijë në 66 mijë.

“Me Dokumentin e Vizionit për vitin 2030, synimi ynë është të sigurojmë që qytetarët tanë me aftësi të kufizuara të mund të përdorin potencialin e tyre në nivelin më të lartë”, tha Erdogan.

Ai kujtoi se kishte vetëm 5,777 nëpunës civilë me aftësi të kufizuara në sektorin publik në Turqi kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) erdhi në pushtet dy dekada më parë.

Ai theksoi se në periudhën e kaluar, me punësimin në institucionet publike, kanë mundësuar që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë nga puna dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit dhe komunitetit shoqëror. /tesheshi/

Artikulli paraprakNjohja e shitblerjes bazuar në rregulla të ruajtjes nga kamata- sipas Imam Gazaliut
Artikulli tjetërDHURIMI (INFAK) – pjesa 2