Erdogan: BE-ja po na sorollat; përse të mos jemi në Pesëshen e Shangait

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Bashkimi Evropian po e sorollat Turqinë prej tashmë 53 vitesh dhe reagoi duke shtruar pyetjen: “Përse të mos jetë Turqia në Pesëshen e Shangait?”…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Bashkimi Evropian po e sorollat Turqinë prej tashmë 53 vitesh dhe reagoi duke shtruar pyetjen: “Përse të mos jetë Turqia në Pesëshen e Shangait?”

Kreu i shtetit turk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në avionin presidencial gjatë kthimin nga vizita në qytetin Samarkandë të Uzbekistanit.

Erdogan tha se Turqia mund të rehatohet me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), e cila njihet më gjerësisht me emrin e saj jozyrtar Pesëshja e Shangait.

“Bashkimi Evropian po e sorollat Turqisë prej tashmë 53 vitesh. Neve kanë filluar që të mos na ftojnë në samitin e liderëve për shkak se i themi gjërat haptazi dhe shkoqur. Liberalizimi i vizave funksionon për vendet e Amerikës Latine, ndërkohë që Turqinë vazhdojnë ta sjellin vërdallë. Por të durojmë deri në fund të vitit. Nëse do të bëhet, atëherë le të bëhet deri në fund të vitit, përndryshe ne do të mbyllim këtë dosjen e ripranimit”, u shpreh ai.

Lideri turk vuri në pah se vendet anëtare të BE-së, ku terrorizmi bën paradë sipas qejfit, po demonstrojnë një qëndrim të pakuptueshëm.

Presidenti Erdogan u ndal edhe mbi rindërtimin e zonave të prekura nga terrorizmi duke tërhequr vëmendjen mbi “rëndësinë e investimeve në këto zona”.

Një tjetër çështje në agjendën e kreut të shtetit turk ishte lufta kundër organizatës terroriste guleniste (FETO), e cila organizoi tentativën për grushti të 15 korrikut.

“Kushdo që bën krime, do të ndëshkohet. Ligji do të bëjë ç’të jetë e nevojshme”, siguroi ai.

Në fund, Erdogan bëri me dije se në muajin dhjetor mund të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ekziston mundësia që të marr pjesë në takimin vjetor të myslimanëve amerikanë në Çikago”, sqaroi Presidenti i Republikës së Turqisë dhe shtoi që, në rast se do të shkojë në SHBA, ka shumë gjasa që të takohet edhe me Donald Trumpin, i cili u zgjodh president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Artikulli paraprakShumë shtete të varfëra duan ta braktisin përdorimin e qymyrit
Artikulli tjetërAs sivjet Termokosi nuk mbulon gjithë Prishtinën