Në një intervistë ekskluzive për TRT-në, Presidenti Erdoan tha se Bashkimi Evropian është i shqetësuar nga fuqizimi ekonomik i Turqisë.
Në një intervistë ekskluzive për TRT-në, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) i ka kapur telashi përballë fuqisë ekonomike të Turqisë.
Rritja ekonomike e Turqisë është më e lartë se mesatarja e vendeve anëtare të BE-së, gjë kjo që ka shkaktuar shqetësim në botën Perëndimore, u shpreh Erdoan, duke shtuar se ekonomia turke do të rritet akoma edhe më shumë, investimet dhe projektet do të vazhdojnë me shpejtësi.
Presidenti Erdoan kritikoi edhe mos-shfaqjen e një qëndrimi parimor nga Gjermania dhe Greqia, dy vende aleate në NATO, në lidhje me ekstradimin e terroristëve. Interesimin e madh të medias franceze me Presidentin Erdoan madje edhe në fushatën e tyre zgjedhore, duke e shkruar emrin e tij në formën ‘Recep Tayyip Erdoğan’ (me alfabetin turk), Erdoan e cilësoi si “një zhvillim pozitiv”.
Bashkimi Evropian (BE) e ka lënë Turqinë të presë 54 vite (për anëtarësim),- theksoi Erdoan, ndërsa shtoi se ata (evropianët) janë në dijeni të strukturës dinamike të popullsisë turke, por kësaj popullsia nuk i japin të drejtat që meriton, siç është liberalizimi i vizave.
Nga 6 miliardë euro të premtuara nga BE-ja për refugjatët që jetojnë në Turqi në kuadër të marrëveshjes (për ripranimin e refugjatëve) së arritur në vitin 2015 me Bashkimin Evropian deri më tani janë paguar vetëm 725 milionë euro, nënvizoi Erdoan dhe shtoi: “Çfarë pabesie është kjo. Në mbledhjet serioze nuk të bëjnë as një falënderim”.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kreun e organizatës terroriste FETO që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Erdoan tha:
“Nuk dua që ti humbas shpresat. Atyre (autoriteteve amerikane) në mënyrë të vazhdueshme ua përcjellim përmes të gjithë ministrave, kryeministrit tonë, unë personalisht, dhe gjatë takimeve me bashkëbiseduesit amerikanë. Uroj që Amerika ta ketë kuptuar këtë gabim. Si rrjedhim tashmë nuk duhet që ta strehojë këtë sharlatan në vendin e saj, që ti shkaktojë kokëçarje vetes. Vetëm se të shtyn të mendosh fakti që ky person nuk është arrestuar ende, qoftë edhe në kuadër të një procesi administrativ”.