Eksportet e Turqisë në korrik mbi 12 miliardë dollarë

Eksportet në muajin korrik u rritën me 28.69 për qind, ndërkohë që importet shënuan një rritje prej 45.84 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

ANKARA (AA) – Eksportet e Turqisë në muajin korrik kapën shifrat prej 12.6 miliardë dollarë, ndërsa importet për të njëjtin muaj arritën 21.4 miliardë dollarë, flasin të dhënat e publikuara të mërkurën nga Ministria e Tregtisë dhe Doganave të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Eksportet në muajin korrik u rritën me 28.69 për qind, ndërkohë që importet shënuan një rritje prej 45.84 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj periudhe, vëllimi i tregtisë së jashtme të Turqisë u rrit me 38.97 për qind dhe arriti në 34 miliardë dollarë.

Sa i përket deficitit të tregtisë së jashtme, ai u rrit me 80,41 për qind dhe gjatë muajit korrik arriti në 8,7 miliardë dollarë.

Në muajin korrik, Turqia eksportoi 1,2 miliardë dollarë në Gjermani, në Emiratet e Bashkuara Arabe 1,1 miliard dollarë dhe vijon Mbretëria e Bashkuar me 810 milionë dollarë.

Shumica e importeve në Turqi ishin nga Kina, në vlerë prej 2.1 miliardë dollarë, e ndjekur nga Gjermania me 1,8 miliardë dollarë dhe Rusia me 1,7 miliardë dollarë.

Artikulli paraprakRespekt – Në Turqi karta e ndihmave për mysafirët sirianë do të tejkalojë 1 milionë
Artikulli tjetërTurqia eksportoi kajsi të thata në vlerë mbi 320 milionë dollarë