Ekonomistja turke Xhejla Pazarbashëollu (Ceyla Pazarbaşıoğlu) është emëruar ne krye të Departamentit të Strategjisë, Politikës dhe Rishikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Organizata ndërkombëtare financiare (FMN) deklaroi se Pazarbashëollu (Pazarbaşıoğlu), e cila aktualisht mban postin e Nëndrejtoreshës në Bankën Botërore (BB) Përgjegjëse për Rritjen e Drejtë, Financën dhe Institucionet, do ta marrë detyrën e re më 15 shtator.
Në një prononcim që bëri lidhur me këtë emërim Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva tha se ajo është shumë e kënaqur që Pazarbashëollu po i ribashkohet ekipit të FMN-së.
Georgieva e përshkroi Pazarbashëollu si “një lidere intelektuale” dhe theksoi se ekonomistja turke ka aftësi “të shkëlqyera” menaxhuese dhe një përvojë të rëndësishme në hartimin e politikave për të ndihmuar veçanërisht tregjet në zhvillim dhe njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta.
Para se të bëhej pjesë e Grupit të Bankës Botërore (BB), Pazarbashëollu pati bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në FMN për 23 vjet, ku ajo ishte ngritur në detyrë deri në postin e zëvendësdrejtores së Departamentit të Kapitalit dhe Tregjeve Monetare të Fondit (FMN). /trt/