Ekonomia turke shënon rritje vjetore të qarkullimit

Indeksi shënoi ndryshimin më të madh në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 11.5 për qind në bazë vjetore, treguan shifrat zyrtare.

Stamboll

Ekonomia turke shënoi një rritje vjetore të qarkullimit të përgjithshëm në mars, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Indeksi i qarkullimit total, përfshirë sektorin e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve u rrit me 5.2 për qind në bazë vjetore në mars 2020”, bëri të ditur Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat).

Indeksi shënoi ndryshimin më të madh në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 11.5 për qind në bazë vjetore, treguan shifrat zyrtare.

Industria gjithashtu regjistroi një rritje vjetore prej 5.2 për qind ndërsa ndërtimet dhe shërbimet shënuan rënie me 21.4 për qind gjegjësisht 2.2 për qind.

Në baza mujore, indeksi i qarkullimit të përgjithshëm sezonal dhe kalendarik shënori rënie me 9 për qind në mars.

Sipas TurkStat, qarkullimi është një tregues i rëndësishëm afatshkurtër që shërben për të vlerësuar situatën ekonomike të vendit.

“Indekset e qarkullimit llogariten në atë mënyrë për të ndjekur ndryshimet e këtij koncepti i cili përbëhet nga shitjet e mallrave dhe shërbimeve të faturuara nga ndërmarrja në muajin e referencës me kalimin e kohës, për të monitoruar zhvillimin në baza tremujore dhe vjetore”, thuhet më tej.

Të gjitha ndërmarrjet që deklarojnë taksën e tyre të vlerës së shtuar në Administratën e të Ardhurave të vendit, përfshihen në llogaritjen e indeksit të qarkullimit.

Artikulli paraprakPër të tetën javë vazhdon të rritet numri i të papunëve në SHBA, arrin në 36 milionë persona
Artikulli tjetërMbi 30 mijë veta mbetën pa punë për shkak të pandemisë