Banka Botërore publikoi edicionin “Qershor 2020” të Raportit për Perspektivën Ekonomike Globale.
Raporti thotë se masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), i cili shkaktoi një ndikim të shpejtë dhe shokues, po e çojnë ekonominë drejt një tkurrjeje drastike.
Banka Botërore parashikon një recesion prej 5,2% në vitin 2020, më i keqi që nga Lufta e Dytë Botërore L2B).
Sipas parashikimeve të institucionit në janar të këtij viti ekonomia globale këtë vit do të rritje me 2,5 për qind.
Në raportin e Bankës (BB), parashikimi për rritjen ekonomike globale për vitin 2021 u përmirësua nga 2,6 për qind në 4,2 për qind.