- Sado që të dish teorikisht për suksesin, nuk do ta arrish atë pa u mos u angazhuar konkretisht për të.
- Dil e hulumto për suksesin sepse suksesi s’ka hulumtuar kurrë për asnjë njeri!
- Sukses është edhe t’i bësh njerëzit të lumtur!
- Suksesi nuk është diçka që ndodhë befasisht dhe mrekullisht. Është rezultat i një mundi e sakrifice disa vjeçare.
- Të tjerët mund të të shohin të suksesshëm ose jo, pak rëndësi ke. Me rëndësi është si e sheh ti veten tënde.
- Po tentove të kënaqësh çdo njeri, kurrë nuk do të bëhesh i suksesshëm!
- Formula e suksesit: 1% frymëzim, 99% përpjekje dhe angazhim.
- Dështimi vjen atëherë; kur ndalë përpjekjet, ndryshe, nëse je duke u përpjekur, atëherë; ti je në rrugën e suksesit.
- Kritere të rëndësishme të suksesit: koherenca (të qenit parimor), shfrytëzimi i mundësive dhe insistimi.
- Suksesi fillon atëherë kur ta bindësh veten se gjëja që dëshiron është e mundshme.
- Suksesi ndërtohet duke kaluar nga një në dështimin tjetër por duke mos humbur entuziazmin kurrë.
- Në të shumtën e rasteve, suksesi vjen gradualisht, në atë formë që ti mbase edhe nuk e ndjen se ka ndodhur.
- Nuk ka sukses modest. Të gjitha sukseset janë madhështore.
- Suksesi nuk matet me gjërat që i fiton nga kjo botë por me gjërat që ofron për të.
- Sekreti i suksesit fshihet në qëllimet e qarta që kemi.
- Suksesi është ngjitës, mund të “infektohesh” me të edhe duke qëndruar me njerëz të suksesshëm.
- Suksesi edhe pse nuk blihet, duhet të punohet për të.
- Me pak fjalë, suksesi është ajo që mund ta bësh në formën më të mirë.
- Askush nuk ka arritur një sukses pa mos ndërmarrë rreziqe më parë.
- Hapi i parë në realizimin e një gjëje të caktuar është vetëbesimi se mund t’ia dalësh!
- Suksesi që të gëzon më së shumti është ai të tjerët kanë thënë se është i pamundur të arrihet.
- Goditjet e njëpasnjëshme edhe kodrën e madhe e bëjnë pluhur.
- Përfito nga çdo moment sepse humbja e kohës i humb edhe ëndrrat.
- Le të na shërbejnë sukseset për suksese tjera. Mos mjafto me kënaqësinë e suksesit që të mos i hysh ndonjë sfide të re.
- Nuk mund të ngjitësh shkallët e suksesit ndërsa duart i ke në xhepa.
- Të dobëtit e fshehin urrejtjen ndërsa të fortit falin!
- Vlerësimi yt për vetveten është edhe vlerësimi që të tjerët do të kenë për ty.
- Në fakt, nuk ekziston diç që quhet ‘nuk mundem’ por diç që ‘nuk ka vullnet.’
- Që të mos flasësh e të të mendojnë njerëzit se jo i marrë është më mirë se të flasësh e të binden për këtë.