Disa nga frazat që e bëjnë klientin të ndihet keq

Shprehja “nuk e di”… punëtori që u shërben klientëve nuk duhet ta thotë këtë shprehje, por duhet të trajnohet shumë, që të dijë.

Shprehja: “Nuk është politikë e kompanisë sonë”, që do të thotë se ne nuk mund ta bëj më këtë që po kërkon ti.

T’i thuash klientit: “Duhej ta kishe ditur!”. Këto fjalë nuk i thuhen klientit, por ti duhet ta informosh atë për gjithçka rreth produktit që ai e merr, dhe jo ta marrë e pastaj të befasohet me diçka në të, e kur të kthehet te ti, t’i thuash këtë fjali!

“Nuk kemi në stok”… këtë fjali e thonë nga njëherë punëtorët e shërbimit për një produkt që gjendet i ekspozuar në vitrinë, dhe thonë se ai produkt është vetëm për ekspozitën… Pse e ekspozon nëse nuk e ke?!

“Jam i zënë me një klient tjetër.” Kjo fjali e bën klientin të ndihet si më i pavlerë se të tjerët.

“Telefono më vonë!”, e të ngjashme.

Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakRriten çmimet e grurit pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë
Artikulli tjetërKontributi i ekonomistëve muslimanë ka nevojë për njohje më të madhe