Digital Marketing Institute vjen edhe në Kosovë

Standardi global i certifikimit në marketing digjital i ofruar nga Digital Marketing Institute (DMI) tani edhe zyrtarisht do të ofrohet në Kosovë, përmes partnerit të saj lokal – Kolegjit Universum.

Në Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK) dje është bërë hapja zyrtare e Digital Marketing Institute për Kosovë, e cila për praktikuesit kosovar të mediave digjitale ofron certifikime profesionale në pesë disciplina të ndryshme.

 

Digital Marketing Institute vjen në Kosovë, për të ofruar mundësi të reja punësimi dhe ngritje në karrierë për marketingun digjital duke ofruar Diploma Profesionale në marketing digjital, marketingun në motorët global të kërkimit në internet, marketingun në mediat sociale, marketingun në pajisjet e mençura mobile, si dhe në planifikim dhe strategji digjitale.

Çdo program i zgjedhur do të zhvillohet në dhjetë module, dhe trajnimi i pjësëmarrësve bëhet në grupe të vogla për të mundësuar qasje individuale në marrjen e njohurive të reja nga programi i DMI që është i verifikuar nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë globale, duke përfshirë korporatat si Google, Facebook, Twitter, LinkedIn, McCann dhe Ogilvy.

Ian Dodson, bashkë-themelues dhe president i Digital Marketing Institute deklaroi: “Digital Marketing Institute, kualifikimi më i përdorur në botë për marketingun digjital, është i lumtur që do të punojë me Kolegjin Universum për tu mundësuar studentëve nga Kosova karrierë në marketingun digjital në Kosovë dhe jashtë saj. DMI do të ndihmojë në kapërcimin e hendekut të aftësive digjitale përmes pajisjes së kandidatëve me njohuri që janë relevante për industrinë – të cilat janë të domosdoshme për sukses në tregun me zhvillimin më të shpejtë ndonjëherë.”

Gentiana Berisha, koordinatore e DMI për Kosovë ka thënë:“Popullariteti i marketingut digjital është në rritje marramendëse, çdokund. Dhe kjo formë moderne e marketingut për bizneset, OJQ’të dhe institucionet publike është duke zënë vend të rëndësishëm edhe në tregun tonë. Ekspertët e kësaj fushe sot janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës në gjithë botën. Kjo kërkesë është në rritje edhe në tregun kosovarë, prandaj certifikimi nga Digital Marketing Institute përveç që i konfirmon njohuritë në këto fusha, profesionistëve të rinj u krijon mundësi të reja për punësim në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar, si dhe u jep mundësi të reja për zhvillim profesional”.

Programet e Digital Marketing Institute (DMI) aktualisht ofrohen në më shumës se 60 shtete, duke mundësuar diplomim në profesionet më të kërkuara të kohës së sotme.

Para-regjistrimet për certifikimet e ofruara nga DMI tashmë kanë filluar, dhe mund të bëhen në këtë formë.

Artikulli paraprakHarrohet fondi emergjent për të riatdhesuarit
Artikulli tjetërKosovë, investimet e huaja peng i politikave të dobëta fiskale, moszbatimit të ligjit dhe burokracisë