LUFTA PËR SUKSESE
Shpresa është ajo pas së cilës zemrat rrahin që nga lindja.
Shpresa është magjia që vazhdimisht lind në një frymë të re.
PYETJE HUTUESE
Pyetja e cila më shkaktoi shumë mundime dhe vështirësi, e cila ma vështirësoi shpirtin dhe mendjen… është: Çka është suksesi? Shumë njerëz e kanë kërkuar atë në vendin që nuk është i tyre dhe janë kthyer siç kthehet ai i cili kërkon margaritarë në shkretëtirë. Janë kthyer me duar të zbrazura, të rraskapitur, me zemër të thyer, pa shpresë “.
A ËSHTË SUKSES PASURIA?
A është sukses grumbullimi i parave në llogaritë bankare, apo mburrja me pasuri të patundshme dhe ndërtesa? Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, Allahu do vetëm ti dënojë me to në jetën e kësaj bote e tua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira”. (et-Tevbe, 55).
Gjithashtu Allahu thotë:
“E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshënm”. (el-Humeze, 3).
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Do të shkatërrohet ai i cili është rob i parasë”. (Buhari, 2887). Kështu pra, ai i cili jeton për shkak të grumbullimit të parasë dhe pasurisë do të shkatërrohet dhe do të jetë i dëshpëruar. Do ta paraqesim vetëm një skenë të vërtetë nga jeta e atyre të cilët bëhen robër të parasë dhe do të shohim se në çfarë mënyre ata luftojnë dhe si e pësojnë:
“Për atë që kjo botë është preokupimi dhe brenga më e madhe, Allahu do ta bëjë që ta shijojë varfërinë, do ta shpërndajë pasurinë e tij dhe, më në fund, personit të këtillë do t’i takojë vetëm ajo që ia ka caktuar Allahu më herët. (Tirmidhi-2465 dhe ibn Maxhe-1081)
Është fakt i pamohueshëm se ekzistojnë qëllime fisnike për arritjen e pasurisë, mirëpo që arritja e pasurisë të jetë pikërisht qëllimi dhe kuptimi i jetës, madje edhe koha të cilën njeriu e ka në dispozicion të shfrytëzohet vetëm për këtë qëllim, kjo është fatkeqësia dhe shkatërrimi me i madh.
Sa e sa njerëz ekzistojnë e që posedojnë miliarda, mirëpo prapëseprapë jetojnë në frikë dhe me një brengë të madhe? Sa e sa të pasur ekzistojnë e që janë të pafat dhe të pakënaqur se sa gjatë do të jetojnë? Sa e sa prej tyre kanë kohë për diçka tjetë, përveç grumbullimit të parave?
Sa e sa të pasur ekzistojnë të cilët e konsiderojnë të ndaluar diçka që Allahu e ka lejuar vetëm e vetëm që ta mbrojnë pronën e tyre? Të këtillët nuk jetojnë në qetësi, të këtillët nuk flenë të qetë. Sa e sa individë ekzistojnë, prona dhe pasuria e të cilëve shkatërrohet para fundit të jetës së tyre dhe ata mbeten për të jetuar shkatërrimin e tyre? Prandaj, parashtrohet pyetja: A është me të vërtetë suksesi në pasuri?
A ËSHTË SUKSES FAMA?
Njeriu dëshiron të arrijë famë dhe pozitë të lartë me qëllim që njerëzit të flasin nëpër ndeja të ndryshme për të dhe ta lavdërojnë atë para të tjerëve… Megjithatë, sa të famshëm janë ata individë që janë të pafat? Sa njerëz të famshëm ekzistojnë të cilët dëshirojnë të shëtisin në vende publike, e që të tjerët të mos i takojnë, e as të mos e pengojnë? Sa e sa individë ekzistojnë të cilët qeshin rrejshëm para të tjerëve, si dhe flasin genjeshtra sikur të ishin të bëra me mjaltë? Megjithatë, pasi që mbeten vetëm, atëherë zemra iu flaket dhe iu pëlcet para barrës së realitetit.
Sa individë ekzistojnë që kanë arritur pozita të larta, ndërsa familjet e tyre vuajnë, fëmijët e tyre janë në rugë të devijuar, si dhe ndihen sikurse skllevër të lidhur në zinxhirë, gjë që nuk është një gjendje e natyrshme për njeriun!? Prandaj parashtrohet pyetja: A është me të vërtetë suksesi në famë?
SUKSESI PA KUFIJ
Kjo është një baraspeshë, ky është mesi, kjo është fshehtësia të cilën të gjithë e kërkojnë në shekullin e njëzetenjëtë. Suksesi nuk është në sasinë e shumtë të parave, edhe pse paraja është e nevojshme.
Suksesi nuk qëndron tek fama, nuk është as tek fëmijët, e as tek fjalët e formuluara. Përkundrazi, fshehtësia e suksesit pa kufij qëndron në brendinë dhe në thellësitë e shpirtit njerëzor. Suksesi pa kufij është çështje shpirtërore, nuk mund të shihet me sy, e as që mund të matet me sasi, e as që e posedojnë thesaret, as që mund të blihet me para.
Beteja më e madhe e jetës është pikërisht ajo që zhvillohet në thellësitë e shpirtit njerëzor, ndërsa ne preokupohemi me ritmin e shpejtë të jetës. Ne jetojmë nën një barrë të rëndë dhe nën një mundim të vështirë. Ndonjëherë ne preokupohemi me përfitimet e kësaj jete,
ndonjëherë dëshirojmë t’i kushtohemi familjes, e ndonjëherë dëshirojmë të dëfrehemi. Jeta nuk është e lehtë dhe në fund të natës vjen agimi.
E më pas do ta mësosh se fshehtësia e suksesit pa kufij do të ftojë në vete, do ta mposhtë vetveten dhe do të të ndryshojë përbrenda.
SUKSESET E KUFIZUARA
Është plotësisht e sigurt se ekzistojnë suksese të cilët janë me karakter të përkohshëm. Sukseset e tilla kufizohen vetëm me formën e jashtme. Në princip, sukseset e tilla janë tradhti nga brenda, tradhti nga jashtë dhe formalitet kundruall brendësisë së njeriut.
Pikërisht ajo formalja dhe e jashtmja tek njeriu është në kundërshtim me brendësinë e tij, gjë që shkakton konflikt dhe luftë. Pashmangshmërisht se njëra do të fitojë. Nëse fituese është ana e jashtme dhe ajo formale, atëherë rezultati dhe suksesi i dukshëm, me të cilin njeriu tregohet para të tjerëve, është i përkohshëm. E nëse fituese është brendësia,
atëherë rezultati është suksesi pa kufij. Logjiko mirë thënien e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem në rastin kur përshkroi tre grupet e njerëzve të cilët do të dënohen në zjarrin e xhehenemit, e njëri prej atyre grupeve do të jenë ata të cilët e lexojnë Kur anin; “me qëllim që të tjerët të pohojnë: “Sa bukur lexon Kur ‘an”.(Muslimi -1905)
Ky grup njerëzish ka arritur që të korrë sukses dhe të ekspozohet para të tjerëve, mirëpo ata nuk e kanë arritur dimensionin e brendshëm shpirtëror, ndërsa rezultat përfundimtar dhe fitore e vërtetë konsiderohet ajo që ndërtohet dhe arrihet nga brenda.
FILLO MENJËHERË!
Suksesi nuk është ekspozimi. Përkundrazi, sukses është fakti i dukshëm i fundosjes së thellë në zemrat e individëve të suksesshëm.
Prandaj, zhytu në shpirtin tënd pas suksesit pa kufij, dhe mos ua vë veshin sukseseve që kanë karakter sipërfaqësor dhe formal. Mos lejo që të të mashtrojnë, sepse ti je i fuqishëm: Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët (Muslimi-2664). Këto janë fjalë të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem të cilët na e përkujtojnë lëvizjen dhe fillimin. Po ashtu thuhet se edhe Aristoteli kishte thënë: “Gjërat të cilat medoemos t’i mësojmë, do t’i mësojmë vetëm nëse i zbatojmë në praktikë”.
Me qëllim që të fllosh, thjesht, duhet ta incizosh dhe të njihesh me gjendjen tënde të brendshme, e cila do ta zbulojë dhe do ta tregojë gjendjen tënde reale.
KUSH JAM UNË?
Njeriu orvatet që ta arrijë suksesin që gjendet në brendinë e tij, e jo në fytyrën e tij, e as në rrobat e tij, por thellë në shpirtin e tij. Kjo mundet të realizohet vetëm përmes një heshtjeje të thellë dhe përmes të të dëgjuarit të zërit të brendshëm që flet për luftërat e shpirtit të tij, për ëndjet e shpirtit të tij dhe që i parashtron pyetjet: Kush jam unë? Cili është roli im në jetë? Çfarë sjellje kam unë? Kush janë shokët e mi?
“Zeri im do të jetë më i fuqishëm, më i tmerrshëm dhe më bindës atëherë kur do të gënjej për veten time”. Kjo është luftë e vërtetë ndërmjet zërave të brendshëm. Rezultati është përgjigja jonë: a dëshirojmë të bëhemi numra të cilat e kanë vlerën e tyre, apo dëshirojmë qetësinë dhe paqen e brendshme?
Të gjitha këto janë fakte të cilat shkaktojnë trysni të mëdha psikologjike që shpien deri në konflikte të thella shpirtërore tek njeriu dhe ai konflikt ka për rezultat njohjen intuitive të shpirtit të tij. Dëgjoje zërin tënd të brendshëm dhe mposhte veten tënde. E vërtetë është ajo që na e përshkroi Semnuni i mençur: “Kush fiutet në shpirtin e tij dhe e njeh atë, ai është në gjendje të hyjë në shpirtrat e të tjerëve dhe t’i njohë ata
Drita dhe aftësia e dallimit është drita e vërtetë e rrënjëve të thella. Ajo është përgjigje ndaj çdo pyetjeje për të cilën nuk ekziston përgjigje.
Atëherë kur nga thellësirat e tua do të burojë ndjenja dhe pamja jote tjetër, në këtë rast unë do të mund ta vërej këtë. Kjo është një fuqi e madhe të cilën e përshkroi edhe psikologu Vilijenm Xhorxh Xhordan, i cili ka thënë: “Mua mi kanë treguar mjaft individë aftësitë e tyre të çuditshme, aftësitë e të mirës dhe të keqes, gjurmët e tyre të fshehura dhe të dhembshme, të cilat nuk mund të vërehen në jetën e tyre, ma treguan të vërtetën për veten e tyre, e jo ato me të cilat dëshirojnë të ekspozohen'”.
Këto janë fakte të cilat i theksoi Il’ja Ebu Madi në kasiden e tij të titulluar Shkrimet:
“Kam ardhur vetëm, por nuk e di se prej nga? Megjithatë kam ardhur.
E kam pare vetëm rrugën para vetes dhe jam nisur.
Do të mbetem udhëtar, e dëshiroja këtë apo jo.
Si ka ardhur vetëm? Si e ka parë rrugën vetëm?..nuk e di as unë”.
Me të vërtetë, sinqeriteti me ndihmën e ndjenjës shpie drejt zbulimit të epshit dhe dëshirës.
REZYME
Behu ai që je, e jo ndonjë tjetër! Ky është rezultati përfundimtar i luftës së brendshme, ashtu siç edhe e kishte përshkruar poeti dhe filozofi Pol Valery, kur kishte thënë: “Sa misioni vështirë është për t’u bërë ai që je!”
Atëherë do ta mësosh se si duhet vepruar! Do t’i njohësh principet dhe vlerat e tua, do të dish se me cilin do të takohesh dhe në zemrën tënde do të depërtojë aftësia e dallimit për vetveten, e kështu nga zemra jote do të zhduket errësira dhe brenga. Më pas, zemra jote do të posedojë vetëm dy kritere, vetëm dy standarde.
KRITERI NUMËR NJË:
FRIKA NGA ALLAHU I LARTËMADHËRUAR
Rezultati që vijon nga raporti i rregullt me Allahun e Lartëmadhëruar është ligji se mbi ty ekziston vetëm Zoti, Krijucsi i cili i di mirë veprat e tua, madje sado që t’i mashtrosh njerëzit, sado që të ekspozohesh para tyre si i mirë, apo sado që t’i verbërosh ata. Të jesh i sigurt se asnjëherë nuk
do të mund ta mashtrosh Allahun e Lartëmadhëruar, Zotin e të gjithë njerëzve, e as që do të mund të shërbehesh me çfarëdo lloj mashtrimesh të tjera kundër Tij, pasi Ai çdo herë është Vigjilent dhe përcjell gjithçka.
KRITER NUMËR DY:
RRUGA DHE MËNYRA E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT SALALLAHU ALEJHI UE SELEM
Metoda islame, metoda e Kur’anit që ecën nëpër tokën e njeriut, është shkencë e vërtetë dhe dituri për të gjithë njerëzit. Ajo metodë është shembull nga e kaluara se si duhet jetuar në të tashmen dhe si duhet të planifikohet jeta për të ardhmen…
Prandaji, fillo për ta formuar personalitetin tënd dhe njihe vetveten tënde!
Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil