1. Punonjësit e tu: Ata janë njerëzit e parë që mund të të bëjnë të fitosh ose të humbasësh. Ti mund të sjellësh klientë nga jashtë, por punonjësit e tu bëjnë që ata të largohen për shkak të mos trajnimit të tyre për mënyrën se si duhet të sillen me klientët, dhe se si t’u shërbejnë atyre. Ti duhet t’i trajnosh mirë punonjësit e tu, e ata duhet të kenë mbështetjen e duhur, e të kenë motive të mjaftueshme, të kenë entuziazmin e mjaftueshëm, të jenë të kënaqur për punën që bëjnë, dhe të kënaqur me pagën që marrin. Prandaj duhet të punosh për gjithë këtë, përpara se të vijnë klientët e tu! Nëse nuk e bën këtë, ti do të humbasësh shumë, sepse problemet e brendshme janë arsye e fortë për mbylljen e kompanive ose të institucioneve. Punonjësi që punon për ty, duhet të ndihet rehat, pra të jetë i kënaqur prej teje, sepse nëse nuk është i kënaqur nga ti ose nga puna, ose nga sjellja jote me të, kjo do të sjellë humbje të madhe. Gjëja më e pakët e keqe që mund të të shkaktojë ai, është se klienti që gjendet përballë tij nuk do të jetë i kënaqur, dhe dije se kjo ndodh për shkakun tënd…
2. Blerësit: Blerësit janë ata që vijnë të blejnë nga ti produktin tënd ose mallin që ti shet, prandaj ti duhet të interesohesh për ta dhe t’u afrosh atyre shërbim të mirë!
Kështu pra, ti duhet të interesohesh për klientët e tu nga brenda (punonjësit e tu) dhe t’i trajnosh mirë ata, e gjithashtu të interesohesh për klientët e tu që vijnë nga jashtë (blerësit), dhe t’u ofrosh atyre shërbimin më të mirë.
Dr. Ibrahim el-Fekij