-Kryerja e një performance të saktë, që në herën e parë.
-Kryerja e një performance të saktë për çdo radhë, dhe që këtu, ti mund të rritesh, të zgjerohesh, të zhvillohesh dhe ta përmirësosh sistemin.
Në një kompani të suksesshme avokatie në Kanada, punonin një numër i madh avokatësh, ku secili prej tyre kishte sekretaren e tij, prandaj sollën ekspertë kompjuterash, që t’ua mësonin sekretareve përdorimin e kompjuterit. Por pasi ato u specializuan në kompjuter, e lanë punën si sekretare dhe kjo kompani u detyrua të punësonte sekretare të reja, por që nuk patën kohë të mjaftueshme t’i trajnonin ato, dhe kjo u shkaktoi atyre humbje të mëdha, e hasën në shumë probleme.
Prandaj, që të arrijmë të kemi një performancë të saktë, duhet patjetër të kemi një sistem që citon se çdo person që hyn i ri, duhet të jetë i trajnuar plotësisht, përpara se të ketë të bëjë me klientin, në mënyrë që të mos ndodhin probleme pa fund dhe klientët të largohen.
-Gatishmëria e plotë për zgjidhjen proble meve
Kur ke një sistem të qartë për zgjidhjen e problemeve, dhe persona të trajnuar për zgjidhjen e problemeve, dhe këto probleme janë të njohura për ty, atëherë ti e ke të lehtë t’i zgjidhësh ato probleme herën tjetër.
-Lehtësia në aplikim
Kur klienti vjen dhe nuk gjen çfarë priste të gjente, ai do të ketë ndjesi negative, dhe pas ndjesive fshihen sjelljet, sepse ndjesitë janë karburanti i njeriut. Kjo mund të ndodhë nëse sistemi është i ngatërruar dhe jo i lehtë në aplikim. Pastaj, kur mendimet e tua janë negative, ato ndikojnë në trupin tënd, pastaj në ndjesitë e tua, dhe si rrjedhojë, ndikojnë në sjelljen tënde.
Dr. Ibrahim el-Fekij