Çfarë të bësh nëse një klient gabon ndaj teje ose ndaj punës që ti bën, pa asnjë të drejtë?

Këtu ne themi se “Klienti ka gjithmonë të drejtë, në të drejtat e tij dhe në shërbimet e tij”, por, nëse ai i kapërcen të drejtat e tij dhe e kalon cakun ndaj dikujt pa të drejtë, kështu në këtë mënyrë ai nuk ka të drejtë, prandaj duhet bërë një ndalesë me të, duhet biseduar me të, dhe t’i kerkosh të shprehet se çfarë po ndodh! Dhe të jesh i sigurt se klienti që ka arritur në këtë gjendje, nuk është person i tillë, dhe ti duhet qetësosh atë, e pasi të qetësohet, ti do të mund ta marrësh hakun tënd që të takon, prej tij. Por, mos kërko të marrësh hak ndërkohë që ai është ner sepse kështu ti mund ta humbasësh atë, siç është e mundur gjithashtu edhe që ai të ketë lidhje me persona të rëndësishëm, e t’i përdorë ato fuqishëm kundër teje.

Gjëja që duhet të bësh, është ta përthithësh zemërimin e klientit, dhe ta marrësh hakun tënd me qetësi, pasi ai të jetë qetësuar dhe ta ketë kuptuar gabimin e tij! Gjithashtu, duhet patjetër ta mësosh se çfarë e bëri klientin të zemërohej kaq shumë, dhe se si mund ta mënjanojmë tani edhe në të ardhmen këtë gjë, që të mos përsëritet!

Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakSi ta sistemojmë ne të tashmen?
Artikulli tjetërFake News