Pyetje: Selam alejkum! A është e lejuar në Islam të stduiohet dega e ekonomisë me kusht që pasi të mbaroj mos të punoj në bankë por në ndonjë vend tjetër. A është haram vetëm të mësohet për kamatën?   Përgjigje: Ve alejkum selam ve Rahmetullah!Lejohet të studiohet ekonomia, duke përfshirë këtu edhe mësimet që kanë...
Sigurimi i jetës dhe fitimi i mjeteve për jetesën është një nga gjërat më të rëndësishme në të cilën na nxit feja jonë e pastër. Allahu i Lartësuar thotë: "Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim." (Nebe`ë, 11). Gjithashtu thotë: "Ai (Allahu) e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë...
Fushat e veprimtarive ekonomike mes njerëzve janë zgjeruar, saqë janë përhapur mënyra dhe forma të ndryshme Ky zgjerim vjen si rrjedhojë i largësisë nga të jetuarit sipas parimeve të Islamit dhe shmangies nga rrugët e udhëzimit, çka ka sjellë që politika e synimit ta arsyetojë mjetin. Kjo politikë ndiqet...
Kamata në kohët e lashta Koncepti i kamatës ka një histori mjaft të lashtë; e veçanta e saj është se shkrimet e para vërtetojnë se ajo konsiderohej e urryer dhe e keqe. Ndoshta citati më i vjetër i shkruar për ndalimin e kamatës dhe trajtimit të saj si vepër të...
Kartela pa mbulesë- kartelë krediti Këtë lloj e ka shqyrtuar Asambleja Ndërkombëtare e Fikhut Islam, e cila buron nga Organizata e Kongresit Islamik në mbledhjen e saj të dymbëdhjetë në Riad të Arabisë Saudite, më 25 Xhumada El-Ahire 1421 H, që përputhet me 23 shtator 2000. Ndërsa, ashtu...
Sistemet bankare bashkëkohore vazhdojnë të fusin ndryshime të tërësishme në lidhje me paranë dhe zhvillimin e bizneseve. Ndër këto ndryshime është edhe mënjanimi i përdorimit të parave të gatshme (cash) gjatë tregtive të ndryshme duke e zëvendësuar me paratë elektronike, të cilat i vihen në dispozicion klientit 24 orë...
Muslimani duhet ta kuptojë se çdo urdhër dhe ndalesë e paraparë në Islam përmban urtësi dhe objektiva të shumta, madje edhe dispozitat përkatëse që përligjen janë si rrjedhojë e këtyre urtësive dhe motiveve. Por, megjithëkëtë, nuk është e detyrueshme që njeriu ta dijë urtësinë e çdo dispozite të përligjur nga...
Gjatë përkufizimit të termit të kamatës sqaruam se në kohën bashkëkohore ajo ka disa emërtime varësisht prej fushës dhe formës së kontratës që realizohet. Në jurisprudencën islame, fukahatë gjatë shtjellimeve të tyre, bëjnë një ndarje tjetër të kamatës nga ajo që është e njohur te ekonomistët. Ata theksojnë se ...
Më herët, gjatë përkufizimit të kamatës, kemi sqaruar se kamatë quhet shtesa e cila merret gjatë shkëmbimit të një malli me një tjetër, por duhet ta dimë se jo çdo shtesë në shitblerje është kamatë. Me fjalë të tjera, mallrat në të cilat ndalohet shtesa (kamata) janë vetëm disa...
Së pari: Sqarim i termit "motiv"-"El-iletu" Motivi ose el-ile është një term që përdoret në shkencën e Usulu Fikhut dhe ka për qëllim cilësinë, shkakun ose arsyen se pse ngrihet një dispozitë sheriatike. P.sh. motivi (el-ile) i ndalimit të alkoolit është dehja (el-iskar), motivi i ndalimit të zinasë (amoralitetit) është...