Ca gjëra mbi Karl Marksin: ç’grua pati dhe mbetja “pa atdhe”

Një ekspozitë me titull “Karl Marksi dhe Kapitalizmi” është hapur në Muzeun Historik Gjerman në Berlin u më 10 shkurt 2022, e cila do të zgjasë deri më 21 gusht 2022.

Prej saj kanë dalë në pah dhe disa prej detajeve më interesante të jetës dhe karrierës së tij si mendimtar ekonomik, social e politik.

Marksi u martua me një partnere të barabartë

Pa të, puna e tij nuk do të ishte e mundur. Jenny Marks (1814-1881), e lindur si Johanna Bertha Julie Jenny von Westphalen, ishte jo vetëm gazetare, por edhe lexuesja e parë kritike e veprave të Marksit. Ajo diskutoi me të, si dhe me publicistin dhe filozofin Friedrich Engels dhe bashkëpunoi në “Manifestin e Partisë Komuniste”. Në versionin e vetëm të ruajtur me dorë të Manifestit, ajo shkroi rreshtat e parë.

Si gazetare, ajo shkroi artikuj për Revolucionin e Marsit në Gjermani dhe kritika ndaj Eilliam Shakespeare për gazetën e njohur “Frankfurter Zeitung”. Për më tepër, ajo negocioi me botuesit dhe fliste disa gjuhë të huaja – më mirë se burri i saj. Kjo ishte një gjë e mirë, pasi familjes Marks iu desh të jetonte në mërgim për pjesën më të madhe të jetës. Friedrich Engels e quajti atë dhe bashkëshortin e saj “njerëz shumë të talentuar”. Pas vdekjes së Jenny-t, ai tha se do t’i mungonin “këshillat e saj të guximshme dhe të mençura”.

Marksi ndihmoi që 8-orarëshi të punës të bëhen realitet

Në 1886, Karl Marksi dhe Friedrich Engels ndihmuan që futja e orëve tetë-orëshe të punës të bëhej një kërkesë zyrtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Që në fillim të viteve 1810, uellsiani Robert Owen në Britani gjoja shpiku slloganin “Puno tetë orë, fle tetë orë dhe tetë orë kohë të lirë dhe relaks”.

Megjithatë, dita e punës 8-orëshe për punonjësit me kohë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar nuk u përcaktua kurrë me ligj. Në Kanada, ligji u prezantua në vitin 1899, në Francë në vitin 1919 dhe në Shtetet e Bashkuara më 1938. Orari 8-orësh u fut edhe në Gjermani, për herë të parë në vitin 1918. Megjithatë, ligji është relaksuar që atëherë. Ndërkohë, një model pune 6-orësh po testohet në disa vende evropiane.

Marksi është një ikonë e lëvizjes moderne të protestës “Occupy Wall Street”

Më 17 shtator 2011, protestuesit ndërmorrën një aksion në Liberty Plaza Park në distriktin bankar të New York-ut nën moton “Occupy Wall Street”. Ata protestuan kundër një sistemi ekonomik në të cilin disa po pasurohen dhe shumica dërrmuese po varfërohen. Ata kërkuan që politika të kontrollonte sektorin bankar dhe atë financiar. Lëvizja u përhap shumë shpejt në të gjithë planetin. Ata bënë një portret të Marksit dhe, me sloganin goditës, “A të thashë se kisha të drejtë” e bënë atë një ikonë të epokës moderne.

Veçanërisht që nga kriza bankare e shekullit të 21-të, shkrimet e Marksit kanë marrë vëmendjen mbarëbotërore. Ai konsiderohet ende si kritiku më i rëndësishëm i kapitalizmit. Trashëgimia e tij është ambivalente. Ekonomisti Karl Marks është përvetësuar vazhdimisht nga diktaturat socialiste për të justifikuar shtetet e tij të padrejta. I diskutueshëm është edhe qëndrimi i tij ndaj bashkëqytetarëve.

Marksi bëri kërkime në nivelin më të lartë e për disa është frymëzues edhe sot e kësaj dite

Shumë ekonomistë në mbarë botën ende i referohen veprave të Karl Marksit. Për shembull, ekonomisti francez Thomas Pickett botoi librin “Kapitali në shekullin e 21” në 2013, duke iu referuar drejtpërdrejt studimit të gjerë të Marksit “Kapitali” (1867).

Duke u mbështetur në analizën e Marksit, për Pickett-in arrihet në përfundimin se që nga mesi i shekullit të 20-të, pak njerëz në vendet industriale kanë pasur gjithnjë e më shumë pasuri. Kjo rritje e pabarazisë është e natyrshme në kapitalizëm, thotë Pickett, duke theksuar se rrezikon demokracinë. Libri i tij ka ndezur debate në mbarë botën për të ardhmen e kapitalizmit.

Botimi i parë i “Kapitalit” nga trashëgimia e Marksit me shënime të shkruara me dorë është pjesë e programit ndërkombëtar të UNESCO-s “Kujtesa e botës” që nga viti 2013. UNESCO ka reaguar ndaj propozimit të përbashkët të qeverive të Holandës dhe Gjermanisë.

Ai ishte gjithashtu i njohur për dorëshkrimin e tij të palexueshëm.

Marksi ishte një qytetar i botës

Marksi ndikoi në debatet politike në shumë vende: Francë, Britani e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Indi apo Rusi. Madje ai ka jetuar në disa prej tyre. Ai u dëbua disa herë për shkak të trazirave në vend. Pionieri i “Revolucionit Proletar” e kaloi pothuajse të gjithë jetën e tij si pa shtet në mërgim. Pas martesës me Jenny-n, ai shkoi në Paris. Atje ai filloi të bashkëpunonte me Friedrich Engels, djalin e një prodhuesi të pasur.

Kur qeveria prusiane kërkoi dëbimin e tij, Jenny dhe Karl Marksi shkuan në Bruksel, të ndjekur nga Friedrich Engels. Në Bruksel filluan të punonin për dokumentin e programit nga i cili doli në fakt Manifesti Komunist, i cili përfundon sot me parullën me famë botërore: “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!”

Por më pas familja Marks u dëbua nga Belgjika dhe më në fund në 1849 gjeti strehim në Londër. Jenny dhe Karl Marksi jetuan në Londër deri në vdekjen e tyre. Jenny vdiq më 2 dhjetor 1881 dhe Karl Marksi më 14 mars 1883.

Pothuajse 200 vjet pas vdekjes së tij, veprat po i shiten më mirë se sa janë shitur për një kohë të gjatë./tesheshi.com/

Artikulli paraprakMësimet që kam nxjerrë nga të punuarit 200 ditë me radhë
Artikulli tjetër“Konviktet e shkollave islame kanë potencial për të luajtur një rol strategjik ekonomik”