Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së kosovës është miratuar raporti tremujor i buxhetit për këtë vit.
Me këtë rast, ministri i Financave ka deklaruar se në këtë tremujor janë rritur të hyrat për 20 përqind.
Ai ka shtuar se Qeveria po vazhdon politiken e kursimeve dhe menaxhimit të mirë financiar.
Sipas Hotit rritja e shpenzimeve gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë 17 përqind, që siç tha ai “vjen kryesisht si rezultat i rritjes së asistencës sociale që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. I rritjes së pensioneve për pensionistet kontribut dhënës që ka filluar nga janari i këtij viti”
Qeveria po ashtu ka miratuar edhe kornizën afatmesme të shpenzimeve, për vitet 2017-2019, e cila parasheh që buxheti për tri vitet e ardhshme të rritet për 21 përqind.