Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, bashkëpunuese me kompaninë Pfizer, ka deklaruar sot planifikon të prodhojë 2 miliard doza të vaksinës këtë vit. Parashikimi që kompania ka bërë më parë ka qenë ka 1.3 miliard doza, por së shpejti do të futet në përdorim edhe një linjë e re prodhimi.
“Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”, deklaroi kompania gjatë një konference sot. Sipas të dhënave në prezantim u shpjegua se shifra e re përfshin edhe udhëzimet e përditësuara për nxjerrjen e gjashtë dozave nga secila shishe e vaksinës, në vend të pesë dozave të deklaruara fillimisht.
BioNTech shtoi se struktura e re e prodhimit që do të hapet në muajin shkurt në Marburg të Gjermanisë, do të rrisë kapacitetin vjetor me 750 milionë doza në vit. Një zëdhënëse e BioNTech tha se 50 milionë doza të vaksinës janë prodhuar në fund të vitit 2020, siç edhe ka qenë e planifikuar më parë. /BM/