Niveli i papunësisë për muajin tetor 2013 u realizua 9,7%.
Numri i të punësuarve gjatë kësaj periudhe u rrit me 139 mijë.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) publikoi të dhënat në lidhje me fuqinë punëtore brenda njësisë familjare për periudhën tetor 2013.
Sipas statistikave të reja niveli i papunësisë nga 9,9% që ishte në shtator, në muajin tetor ra në 9,7%.
Numri total i të papunëve të mbarë Turqinë për këtë periudhë është llogaritur 2 milionë e 243 mijë.
Numri i të punësuarve në periudhën tetor 2013 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm ka shënuar një rritje me 139 mijë dhe është realizuar në 25 milionë e 648 mijë vetë.
Ndërsa raporti i punësimit është 45,9%, niveli i pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është realizuar 50,8%./trt/kohaislame