BE do të financojë hekurudhën Kosovë-Shqipëri

Ministriali i djeshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka përcaktuar rrugët dhe hekurudhat që shtetet synojnë t’i ndërtojnë në pesë vjetët e ardhshëm.
 
Një ditë pas Samitit të Ballkani Perëndimor të mbajtur në Prishtinë, ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, komenton për RTK-në pajtimin për projektet që presin mbështetjen e Bashkimit Evropian.
 
“Po i kemi definu vijat bazë, që i bie rrugën Tiranë-Prishtinë – Meradre- Nish, edhe austostrada, Prishtinë-Han i Elezit dhe rruga hekurudhurore Han i Elezit-Leshak, këto janë për Kosovën vijat bazë, thsa Zharku.
 
Kosova nuk ka arritur që të marrë përkrahjen e Shqipërisë për ndërtimin e hekurudhës me Kosovën si dhe Maqedonia nuk ka mundur të zotohet për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë që ishte propozuar më herët.
 
“Nuk do të thotë se këto projekte që i kemi propozuar do të financohen. Këtu është problemi. Duhet me marr obligim gjetjen e buxhetit për të arritur ndimën e BE-së”, theksoi Zharku.
 
Ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Ohër para se të takohen në gusht të këtij viti në Vjenë me kancelaren gjermane dhe kryeministrin e Austrisë.kohaislame
Artikulli paraprakShqipëria merr 266 milionë euro nga Banka Botërore
Artikulli tjetërKosovës i duhen 1.5 miliardë euro për infrastrukturë