ATK grumbullon 432 milion euro për periudhën Janar-Tetor
Prishtinë, 11 nëntor – Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) vazhdon të ketë progres në mbledhjen e të hyrave edhe për periudhën Janar-Tetor 2019, duke grumbulluar 432.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.4 % apo 40.6 milion euro më shumë.
Rezultat i kësaj performance është rritja e përmbushjes vullnetare, ofrimi i shërbimeve profesionale dhe transparente ndaj tatimpaguesve, rritja e komunikimit me tatimpaguese, si dhe intensifikimi i aktiviteteve të tjera në teren.
Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilët bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.
Menaxhimet i ATK-së do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i takon me ligj.
Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore!