ASK: Rriten edhe çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e katërt (TM4 2021)

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostatit.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për kategori të kafshëve: gjedhe, dele dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2021, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 12.79%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 22.07%.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 17.24%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020./Ekonomia Islame/

Për ta shikuar raportin e plotë të ASK-së, klikoni në këtë link: https://ask.rks-gov.net/media/6615/ind-i-cmimev-te-prodh-bujq-tm4-2021.pdf

EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakCili është personaliteti jot?
Artikulli tjetër“Si më i thanë fëmijës mos ha babit shumë bukë?”- Qytetarët të brengosur për paralajmërimin e rritjes së çmimit të bukës