Anijet turke të shpimit “Fatih” dhe “Kanuni” vazhdojnë përgatitjet

Anija e parë prodhim vendor e Turqisë “Fatih” bashkë me anijen “Kanuni” vazhdojnë përgatitjet për shpimet eksploruese që do të fillojnë në prill pas punimeve të deritanishme në zonën “Türkali-2”.

Anija e parë prodhim vendor e Turqisë “Fatih” bashkë me anijen “Kanuni” vazhdojnë përgatitjet për shpimet eksploruese që do të fillojnë në prill pas punimeve të deritanishme në zonën “Türkali-2”.

Anija “Fatih” u ankorua në Portin Filyos, në nënprefekturën Çaycuma të Zonguldakut, para se nisë shpimet eksploruese që do të kryejë në këtë zonë, që siç raportohet do të emërtohet pusi “Amasra-1”, pjesë e fushës gazmbajtëse të Sakaryas Veriore (Kuzey Sakarya).

Kurse anija tjetër “Kanuni”, e cila është anija e tretë sonduese e Turqisë dhe në të njëjtin port ka mbërritur më 14 nëntor për të kryer testet e lundrimit, montuar kullën dhe pajisjet e sondimit dhe sistemin e sigurisë së fundit të pusit të hapur, do të kryejë në pusin “Amasra-1” disa veprime dhe teste plotësuese në shpimet që do të bëjë anija “Fatih”.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, në një kanal televiziv kishte thënë:

“Qëllimi ynë është që në 5 vitet e ardhshme të hapim 30 deri në 40 puse dhe të realizojmë prodhimin. Objektivi ynë i parë është që në vitin 2023 të nxjerrim gazin e parë, shpresojmë që në 100-vjetorin e Republikës sonë të kemi nxjerrë në tokë gazin e parë dhe ta kemi futur atë në sistemin kombëtar të transmetimit.”

Artikulli paraprakGjigandi saudit i naftës Aramco raporton rënie të fitimit prej 44 për qind më 2020
Artikulli tjetërSi po e zvogëlon pandemia klasën e mesme: hera e parë që nga vitet ‘90