Analiza e tregut të arrës në Kosovë, rekomandimet e profesionistëve

Arra është njëra ndër kulturat bujqësore që bënë pjesë në grupin e arroreve, mjaft e shëndetshme dhe është një burim i shkëlqyer i proteinave, yndyrave, fibrave, etj. Ngritja e një plantacioni arre sjellë të ardhura të mira, është e lehtë të kultivohet dhe mirëmbahet.
Kultivimi i arrës nuk kërkon shumë angazhim, fruti është mjaft i kërkuar dhe lehtë e gjen
tregun. Arra mund të konsumohet si frut i pjekur, por edhe pjesë të tjera të arrës si gjethja dhe mbështjellësi i gjelbër përdoren në industri farmaceutike dhe atë të ngjyrave. Ka një jetëgjatësi mbi 100 vjeçe dhe përveç dobive tjera druri i arrës është një ndër drunjtë më të rëndësishëm dhe më të kërkuar në industrinë e drurit. Në përgjithësi ky përdorim shumë dimensional i arrës e bënë arrën një kulturë me vlerë të lartë ekonomike. Nuk ka probleme me ngricat përveç atyre të hershme pranverore dhe nuk sulmohet nga shumë sëmundje.

Një e metë në kultivimin e arrës është se fillon të japë fryte në vitin e tretë, por rendimentet komerciale mund të priten vetëm nga viti i shtatë deri në vitin e dhjetë, dhe rendimenti i plotë nga viti i dymbëdhjetë.

Duke pasur parasysh çmimin e leverdishëm mund të themi se paraqet njërën ndër kulturat
me rëndësi strategjike që ka mundësi të shtimit të sipërfaqeve, rritjen e prodhimtarisë dhe
njëherit eksportin e këtij produkti në vende të ndryshme. Duke u nisur nga fakti se kjo kulturë ka zinxhir të gjerë të përpunimit (klasifikim, tharje, paketim, përpunim i vajit, përpunim i gjalpit dhe forma tjera), mund të themi se kultivimi i arrës kontribuon dukshëm në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik në zonat rurale por edhe më gjerë.

Arra është ndër kulturat me kthim shumë të ngadaltë të investimeve, por paraqet mundësi për zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara, tregtimin për nevoja të tregut lokal e po ashtu edhe për tregjet e huaja si e qëruar apo e pa paqëruar. Duke u nisur nga rëndësia ekonomike e arrës, Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore ka përgatitur këtë publikim me qëllim të ofrimit të informatave, ku janë të përmbledhura të dhënat për tregun e arrës në Kosovë. Në këtë analizë paraqiten të dhënat për sipërfaqen e arrës, prodhimtarinë vendore, çmimet vendore dhe të importit, madhësinë e tregut, mbështetjen e kulturës së arrës si dhe konkluzionet e përgjithshme.

 

Konkluzionet

Në bazë të të dhënave të prezantuara mund të konkludojmë se arra është kulturë me
potencial të lartë konkurrues, përmes të cilës mund të realizohen të ardhura të konsiderueshme.

Sipërfaqet me arrë në vendin tonë po zgjerohen dita ditës pasi që fermerët po e
shohin si kulturë me leverdi për tregun vendor dhe të jashtëm dhe në të njëjtën
kohë po krijohen vende të reja të punës.

Arra kultivohet më lehtë se sa pemët tjera, ka vlerë të lartë në treg dhe po ashtu
varësisht nga kultivarët mund të ruhet për një kohë më të gjatë duke i ruajtur vlerat
ushqyese.

Veçori pozitive e arrës është se ajo mund të kultivohet edhe e përzier me pemë të tjera
e po ashtu mund të kultivohet edhe në zona që kanë lartësi më të madhe mbidetare.
Duke pasur parasysh çmimin e përshtatshëm, arra paraqet njërën ndër
kulturat me rëndësi strategjike për vlerën e lartë ushqyese që ka.
Gjatë zgjerimit të sipërfaqeve me arrë, kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet llojit të
varietetit të arrës që kanë lulëzim të vonshëm dhe nuk shkaktohen dëme nga
ngricat e vonshme pranverore.

Bazuar në elementet klimatike mund të themi se Kosova ka kushte ideale për
kultivim të arrës, përveç zonave ku ka lagështi në lugina rreth liqeneve dhe
lumenjve.
Me qëllim të ofrimit të informatave të nevojshme për kultivuesit e arrës është
krijuar shoqata e kultivuesve të arrës e cila merret me informimin rreth kultivimit të
kësaj kulture ku interesimi tyre po rritet dita e ditës.

Shoqata organizon çdo vit ditën fushore të arrës në vende të ndryshme të Kosovës ku
kultivohet arra, ku pastaj fermerët i ekspozojnë arrat, rritet bashkëpunimi mes
tyre, fitojnë çmim më të mirë dhe në të njëjtën kohë mund ti shesin ato.
Vështirësi e madhe për prodhuesit vendor është sigurimi i materialit të pastër fidanor
të certifikuar, ruajtja e frytit për një periudhë më të gjatë kohore në standarde
të duhura.

Duke përdorur arrën vendore si lëndë të parë mund të krijohen ndërmarrje të vogla
dhe të mesme për përpunimin e arrave, duke bërë të mundur mbylljen e zinxhirit të
prodhimit që paraqet trekëndëshin e bashkëpunimit mes fabrikës, kooperativës
dhe fermerëve. Njëkohësisht do të mund të angazhohen një numër i madh i fuqisë
punëtore kryesisht nga zonat rurale ku edhe ka potencial të promovohet turizmi
rural.

Hulumtimin e plotë mund ta gjeni këtu:

DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE STATISTIKAVE BUJQËSORE

Artikulli paraprakTë shkruash mirë është një aftësi edhe më thelbësore në një botë të punës në distancë
Artikulli tjetërRikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa I – Bëhu qytetar i mirë dhe aktiv