AKP shpërndan mbi 1.3 milionë euro për 466 punëtorë

Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas lëshimit të Vendimit të plotfuqishëm nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të NSh-ve të listuara me poshtë, ka bërë kompletimin e dokumentacionit për shpërndarjen e një pjese të fondeve të 20% edhe për punëtorët e tri ndërmarrjeve shoqërore: 1. NSh “Mekanizimi”, në Prishtinë; 2. NSh “Dardania-Fabrika e farës”, në Klinë, ZR në Pejë dhe 3. NSh “Ramiz Sadiku”, në Prizren.

Sipas një komunikate për media, shuma e fondeve që do të shpërndahen është 1 milion e 349 mijë e 896 €uro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 466 punëtorë të këtyre tri ndërmarrjeve shoqërore.
AKP, njofton se transferi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).
Në komunikatë thuhet se AKP deri më tani në emër të 20% për punëtorët e kualifikuar ka bërë shpërndarjen e fondeve te 20% në shumë prej 98 milionë e 749 mijë e 896 €uro kurse nga ky proces kanë përfituar rreth 44 mijë ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.

Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% edhe për një numër tjetër të ndërmarrjeve shoqërore, për te cilat janë krijuar kushte ligjore për shpërndarje, për çka Agjencia do të informojë me kohë ish punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinionin e gjerë.kohaislamee
 
Artikulli paraprakKosova nuk e di se si shfrytëzohen pasuritë e saj!
Artikulli tjetërKosova humbi mbi 110 milionë investime në kesh