Linja ajrore e re kombëtare e Serbisë Air Serbia kreu fluturimin e saj të parë për në Abu Dabi nga Aeroporti i Beogradit Nikola Tesla. Etihad Airways me qendër në Abu Dabi nënshkroi një marrëveshje me Serbinë për të blerë 49 përqind të JAT Airways që kishte probleme financiare, për t’a riemëruar atë si Air Serbia. Linja ajrore me rritje të shpejtë nga Gjiri Persik dhe qeveria serbe ranë dakort të investojnë 40 milionë dollarë (29 milionë euro) në këtë linjë ajrore./set