Ministri i Financave Naxhi Aball (Naci Ağbal) në fjalën drejtuar studentëve të Universitetit “Ataturk” në Eruzurum tha se Turqia është një treg i madh, ku Evropa bën më shumë investime.
Ministri i Financave Naxhi Aball (Naci Ağbal) mbajti një fjalim drejtuar studentëve në Sallën e Konferencave të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit “Ataturk” në Eruzurum, ku foli edhe për marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian (BE).
“Në periudhën që kemi përpara, duke filluar që pas referendumit të ndryshimeve kushtetuese që do të mbahet më 16 prill, marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Unionit do të fuqizohen në dimensione shumë të ndryshme, por këtë herë Turqia do ta jetë më e fortë”,- tha Aball dhe shtoi: “Sistemi i ri i qeverisjes së vendit do të krijojë një kornizë të re që e forcon pozicionin e Turqisë në marrëdhëniet e saj me BE-në. Me Bashkimin Evropian ne vazhdojmë të punojmë për zgjerimin e marrëveshjes së Unionit Doganor. Turqia është një treg i madh, është një vend, ku Evropa vjen e lë më shumë para. Kapitali më i shumtë i huaj në Turqi vjen nga Evropa. Përse ndodh kështu? Evropa e shikon që Turqia po rritet, por pas ndryshimit që do të bëjmë në sistemin e qeverisjes Turqia do të jetë në një pozicion shumë herë më të fuqishëm”.
Ministri Aball tha se sot bota po ndryshon me shpejtësi, kemi një botë të polarizuar, ku krijohen bashkëpunime të reja globale dhe rajonale, si rrjedhim edhe Turqia është në kërkim të një modeli që ti përgjigjet këtyre nevojave në politikë, ekonomi dhe qeverisje.
Vitet e fundit Turqia ka realizuar projekte gjigande, tha Aball, dhe shtoi se Turqia do të bëhet një qendër financiare e rajonit.