Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK) indeksi i prodhimit industrial për muajin mars i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në bazë vjetore është rritur me 2,8%.
Ingranazhet e industrisë turke vazhdojnë të rrotullohen. Indeksi i prodhimit industrial për muajin mars i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në bazë vjetore është rritur me 2,8%.
Kurse indeksi industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike në krahasim me muajin e mëparshëm ka shënuar një rritje prej 1,3%.
Sipas parashikimeve të ekonomistëve për këtë periudhë (mars 2017) indeksi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në bazë vjetore do rritej me 2,5%, kurse indeksi industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike në bazë mujore do të rritej me 1,7%.