Filloi puna për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”

Në kuadër të projektit “Rrjedha Turke”, kompania ruse e energjisë “Gazprom” ka filluar punimet për ndërtimin pjesës së tubacionit që do të kalojë nën Detin e Zi.

Përmes një komunikate Gazprom njofton se ndërtimi i tubacionit që do të kalojë përmes Detit të Zi në kuadër të projektit gazsjellës “Rrjedha Turke” ka filluar sipas kalendarit të përcaktuar më parë.

Punimet realizohen me anijen “Audacia” e kompanisë “AllSeas”. Ndërsa shtrimi i tubacionit në pjesët më të thella të Detit të Zi do të vazhdojë me anijen “Pioneering Spirit”, thuhet në komunikatën e Gazprom.

Marrëveshja ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke” është firmosur në tetor të vitit të kaluar (2016) në Stamboll. Në kuadër të projektit planifikohet ndërtimi i dy tubacioneve me kapacitet secili 15,75 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Parashikohet që tubacioni i parë të furnizojë Turqinë, ndërsa i dyti Evropën, në rast se do të merren garancinë e nevojshme.

Kostoja e dy degëve 900 km të gjata të projektit “Rryma Turke”, të cilat do të kalojnë nën Detin e Zi dhe që do të mundësojnë transmetimin e 31,5 miliardë metrave kub të gazit natyror, do të jetë rreth 7 miliardë euro.

Gazsjellësi “Rrjedha Turke” do të jetë funksional në vitin 2020.

Artikulli paraprakFIFA, marrëveshje sponsorizimi me Qatar Airways
Artikulli tjetërTurqi – Prodhimi industrial në mars u rrit me 2,8%