Vendet me të cilat Turqia ka rritur eksportin e bakllavasë në vitin 2016, krahasuar me vitin e mëparshëm, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Nga 575 ton bakllava që u eksportuan vitin e kaluar 233 ton u dërguan vetëm në këto tre vende dhe nga 5,7 milionë dollarë të ardhura në total, 2,7 milionë erdhën nga eksporti në tre vendet në fjalë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK ose TurkStat) kemi rritje të interesit të vendeve arabe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj bakllavasë turke.
Sasia e bakllavasë që është eksportuar në vitin 2016 në krahasim me vitin e mëparshëm është rritur me 27,4%. Vitin e kaluar Turqia eksportoi në total 575 ton bakllava. Kurse të ardhurat nga ky eksport u rritën me 11,6% dhe u realizuan në 5 milionë e 730 mijë dollarë.
Ndërkohë shuma (në para) që i korrespondon 1 kilogrami në eksportin e bakllavasë për të njëjtën periudhën ka rënë nga 11,4 dollarë në 10 dollarë.
Vendi ku Turqia ka eksportuar më shumë bakllava në bazë të sasisë ashtu si në vitin 2015, edhe në vitin 2016 ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Në vitin 2015 Turqia eksportoi në ShBA 65 ton bakllava, kurse vitin e kaluar eksporti u rrit me 64 ton dhe arriti deri në 106 ton.
Po kështu edhe shuma e parave që Shtetet e Bashkuara kanë paguar për bakllavanë turke për të njëjtën periudhë është rritur me 52% dhe arriti në 1 milionë e 15 mijë dollarë.
Ndërsa sasia e bakllavasë që është eksportuar në Arabinë Saudite nga 39 tonë që ka qenë në vitin 2015, vitin e kaluar arriti në 82 tonë. Të ardhurat nga eksporti i bakllavasë në këtë vend në vitin 2016 u rritën me 121% dhe i kaluan të 1 milionë e 148 mijë dollarët.
Eksporti i bakllavasë në të njëjtën periudhë ka shënuar rritje edhe ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sasia e bakllavasë që i është shitur këtij vendi në vitin 2016 ishte 44 ton, duke u rritur me 130%, ndërsa të ardhurat vitin e kaluar u rritën me 73% në krahasim me vitin 2015 dhe u realizuan në 556 mijë dollarë.
Rritje është shënuar në sasi edhe në bakllavanë që Turqia ka eksportuar në Zvicër. Në vitin 2016 në këtë vend është dërguar 33 tonë bakllava turke, 94% më shumë se në vitin 2015. Të ardhurat që u siguruan nga kjo shitje u rritën në 264 mijë dollarë, ose 70% më shumë se të ardhurat e përfituara në 2015-n.