Izraeli heq doganën për domaten turke

Pas rritjes së lartë të çmimit të domates në treg, Ministria izraelite e Bujqësisë mori vendim për përjashtimin nga tarifat doganore të domates që do të importohet në sasi të caktuara nga Turqia.

Izraeli nuk do të marrë taksë doganore për domaten që do të importohet nga Turqia.

Ministria e Bujqësisë së Izraelit, pas rritjes së tepërt të çmimit të domates në vend, mori vendim për të përjashtuar nga tarifat doganore domaten që do të importohet në sasi të caktuara nga Turqia.

Një vendim i tillë u mor për shkak të rritjes së çmimit për 1 kg domate deri në 7 Shekel.

Nuk ka informacione se sa do të jete sasia e domateve që Izraeli do të importojë nga Turqia me një regjim të tillë (pa doganë).

Partia e parë e domateve turke në Izrael do të mbërrijë javën e ardhshme.

Artikulli paraprakNë 2016 Turqia fitoi 5,7 milionë dollarë nga eksporti i bakllavasë
Artikulli tjetërTë huajt trefishojnë investimet ndaj kompanive turke