Me ndryshimet e reja në Gjermani është lejuar së fundmi që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian (BE), respektivisht në këtë rast kjo vlenë për qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Turqisë.
Që një qytetar nga nga Kosova, apo vendet e lartpërmendura të punësohet në Gjermani duhet t’i plotësojë këto kushte:
1. Të ketë leje qëndrimi për një kohë të kufizuar ose të ketë karton të kaltër për në BE.
2. Për të marrë lejen e qëndrimit, qytetarët duhet të tregojnë pasaportën e tyre tek institucionet përkatëse në Gjermani dhe detyrimisht të mos jenë të refuzuar më parë për azil.
3. Për të marrë leje qëndrimi për në Gjermani, ju mund të kërkoni ato në konsullatat dhe ambasadat e vendit tuaj.
4. Duhet të ketë para të mjaftueshme në bankë dhe në punën që do gjej të ketë të ardhura të mjaftueshme që të siguroj qëndrimin pa kërkuar ndihma nga shteti.
5. Kandidatët me kualifikime më të mira do të kenë mundësi më të mirë për të gjetur punë.
6. Gjuha gjermane është kusht kryesor që ju të punoni në Gjermani, ndërsa për të vërtetuar se e dini gjuhën, ju duhet të keni diplomë.
7. Me marrjen e lejes së qëndrimit ju nuk keni drejtë për të punuar. Leja e qëndrimit ju garanton qëndrim për të gjetur punë. Nëse gjeni punë atëherë mund të aplikoni për leje tjetër, me arsyetim se jeni duke punuar.
8. Për vendet e punës, ju duhet të kontrolloni të gjithë portalet e punës në Gjermani.
Këto janë 8 kushtet që stafi i gazetametro.net është interesuar që ju të mund të informoheni më saktë rreth kushteve për të fituar një vend pune në Gjermani. Paqit fat dhe punë të mbarë. /gazetametro.