Euro zbret sërish

Euro ka vijuar të nënçmohet edhe sot në tregun e brendshëm, ndonëse në bursat ndërkombëtare ajo e ka marrë vetën…

Monedha e përbashkët ka rënë sërish sot në raportet e këmbimit me lekun, duke zbritur nën 135 lekë për herë të parë që nga tetori i vitit 2009.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 134.98 lekë, 0.09 lekë më pak në raport me fundin e javës së kaluar. Të premten, euro kishte shënuar një tjetër rënie të fortë, duke zbritur në nivelin më të ulët të 7 viteve.

Ekspertët e tregut kishin parashikuar se rënia do të vazhdonte edhe gjatë kësaj jave për disa arsye:
-Së pari janë shtuar flukset e emigrantëve që kthehen në shtëpi për festat e fundvitit;
-Së dyti, po afron data 20, kur kompanitë paguajnë sigurimet dhe për këtë arsye këmbejnë valutë. Këtë vit ndikim të ndjeshëm po jep dhe gazsjellësi TAP. Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë tregojnë se përgjithësisht në datën 20, euro arrin nivelin më të ulët të muajit, për ta marrë veten lehtë më vonë.
-Së treti, edhe Banka e Shqipërisë këtë vit ka konstatuar që ka euro me tepri në treg, çka po bën që monedha e përbashkët të jetë e dobët. Vlerësohet se hyrja e euros ka ardhur dhe nga kanale informale, kryesisht hashashi.

Në të kundërt, dollari është rritur në tregun vendas është rritur me 0.17 lekë, duke u këmbyer me 129.21 lekë, ndonëse në bursat ndërkombëtare sot monedha e gjelbër e ka ndalur rritjen.
Në bursat ndërkombëtare, euro u tregtua me $1.0459, duke e marrë veten nga niveli i ulët i javës së kaluar prej $1.03665, më e dobëta që nga janari 2003.
Në tregun e brendshëm, ekspertët presin që euro të jetë e dobët edhe gjatë kësaj jave deri në datën 25, më pas faktorët e brendshëm që ushtrojnë presion për nënçmimin e euros fillojnë e zbehen./

Artikulli paraprakNë një vit dhjetëra njerëz vdesin në vendin e punës në Maqedoni
Artikulli tjetër8 kushte si mund të gjeni punë në Gjermani