Sot do të hapet panairi “Blej Shqip”, në Prishtinë.Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ky panair organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë.
Gjatë tri ditëve në vijim në të do të ekspozohen mallra mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.
Panairi do të hapet zyrtarisht nga Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi.