Në një njoftim të një dite më parë thuhet se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një hua shumëmiliardëshe për Egjiptin.
Shuma prej 12 miliardë dollarësh do të jepet përgjatë tre viteve, e synon, siç pretendohet, ta ndihmojë Egjiptin të dalë nga kriza e thellë ekonomike.
2.75 miliardë dollarë do të lëvrohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të jepet në këste, në varësi të reformave dhe zhvillimeve ekonomike.
Në njoftimin e bordit ekzekutiv të FMN-së thuhet se programi ka për ta ndihmuar Egjiptin të rikthejë stabilitetin makroekonomik dhe të nxisë rritjen e përgjithshme.
Papunësia e lartë dhe deficiti buxhetor janë dy prej plagëve të ekonomisë së sotme egjiptiane. Rënia e të ardhurave nga turizmi, si dhe mungesa e investimeve të huaja, kanë ndikimin e tyre në gjendjen e rëndë ekonomike në vend.