Ishujt grekë në shitje!

Dy vjet më parë gjermanët i kishin sugjeruar grekët që t’i shesin ose t’i japin me koncesion disa nga 6000 ishujt që Greqia ka në Detin Egje, prej tyre 227 të pabanuar. Por me krenari, grektë asokohe kishin refuzuar këshillën e gjermanëve. Sot situata ka ndryshuar.
Greqia është futur në borxh të thellë për të shpëtuar nga falimentimi. Prej dy vjetësh ajo mbahet me fondet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian. Paratë alokohen me rata duke përcjellë reformat e imponuara nga huadhënësit.

Megjithkëtë, krizes nuk i shihet fundit. Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, tha të enjten për Le Monde se Greqia është e gatshme të shes disa ishuj të pabanuar. “Duhet të dalim nga kjo situatë, andaj qeveria greke është e gatshme të shes disa ishuj të pabanuar, derisa kjo nuk do të krijonte probleme për sigurinë kombëtare”, ka thënë Samara.

Artikulli paraprakRrudhet xhepi i diasporës
Artikulli tjetërInvestimet zgjerojnë sipërfaqet në hortikulturë