“Limak” largon 17 punëtorë nga Aeroporti në mesin e tyre edhe gruaja e Shukri Bujës

Kompania turke “Limak”, e cila e ka marrë me koncesion Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, do t’i largojë 17 punëtorë nga puna nga 1 prilli i këtij viti. Lajmin për mos përtrirje të kontratës të këtyre punëtorëve u është dhënë të martën(dje).
 
Zyrtarja për informim e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari, Valentina Gara tha se këtyre punëtorëve nuk do t’u vazhdohet kontrata.
 
“Këtu kemi te bëjmë me mospertrirje te kontratave te 17 punonjësve dhe jo me largim. Këta punonjës kane punuar ne shërbime te ndryshme ne Aeroportin Ndërkombëtar te Prishtinës ‘ Adem Jashari’. 
 
Kontratat e tyre nuk janë pertrire bazuar ne planifikimin e ardhshëm te resurseve humane te kompanisë”, ka thënë zëdhënësja, Velentina Gara.
 
Siç merr vesh gazeta, në mesin e të larguarve ka edhe punëtorë që kanë përvojë mbi dhjetë vite punë..kohaislame
Artikulli paraprakMTI: Kosova ka çmimin më të ulët të naftës në rajon
Artikulli tjetërDy gjermanë investojnë 21 milionë euro në Ferizaj