Ballina Qendrime Islame Aftësi apo servilizëm: Si ndikon përzgjedhja e njerëzve në rënien ose ngritjen...

Aftësi apo servilizëm: Si ndikon përzgjedhja e njerëzve në rënien ose ngritjen e një shteti?

Kriteret e zgjedhjes së drejtuesve dhe administratorëve

Allahu i Lartësuar thotë në Librin e Tij: “Vërtet, më i miri që mund të marrësh në shërbim është i forti dhe besniku.”  Surja El-Kasas: 26.

Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije, ka thënë se këto dy cilësi të përmendura në ajet janë themeli i zgjedhjes së drejtuesve dhe administratorëve.

Fuqia kërkohet për ta kryer detyrën e ngarkuar, sepse i paafti nuk ka mundësi ta përmbushë atë.
Ndërsa amaneti (besnikëria) kërkohet që ai të mos tradhtojë përgjegjësinë që i është besuar.

Këtë parim e vërteton edhe përvoja historike. Ibn Halduni, kur flet për fazat e dobësimit dhe rënies së shteteve, përmend despotizmin dhe përqendrimin e pushtetit në duart e një personi. Në këtë fazë, sundimtari shpesh largon njerëzit e aftë dhe mbështetet te servilët e oborrit, sepse i sheh si më të sigurt për pushtetin e tij.

Servili zakonisht nuk zgjidhet për shkak të fuqisë dhe amanetit, por për shkak të bindjes së verbër. Kështu humbet kriteri i “të fortit dhe besnikut”, administrata dobësohet, padrejtësitë shtohen dhe shteti fillon të ecë drejt rrënimit.

Prandaj, ruajtja e shtetit dhe e institucioneve lidhet ngushtë me vendosjen e njerëzve sipas aftësisë dhe amanetit, e jo sipas servilizmit dhe afërsisë me pushtetin. Ky është një parim që garanton drejtësi, stabilitet dhe mirëqeverisje në çdo kohë.

 

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/

Artikulli paraprakNdalimi i korrupsionit dhe përvetësimit të pasurisë publike në Islam
Artikulli tjetërKostoja e padukshme e mundësive të pafundme