Korrupsioni
Një prej problemeve më të mëdha të një shteti është që ta vjedhin atë vetë ata që e drejtojnë.
Kjo në Islam quhet “gulul”, një term që është përdorur nga Allahu i Madhëruar dhe nga Profeti i Tij Muhamedi alejhi selam.
Gululi bën pjesë në mëkatet e mëdha.
Allahu i Lartësuar thotë:
”Nuk i takon asnjë profeti të bëjë gulul (të përvetësojë padrejtësisht nga pasuria publike). E kush bën gulul, do të vijë në Ditën e Kiametit me atë që ka përvetësuar.”
— Sure Ali Imran: 161
Ndërsa Profeti Muhamed alejhi selam i tha Ebu Mesudit, kur e caktoi për mbledhjen e sadakasë:
”Shko, o Ebu Mesud, të mbledhësh sadakanë, por mos të të gjej në Ditën e Kiametit duke ardhur me një deve nga devetë e sadakasë mbi shpinë, e cila bërtet, që e ke përvetësuar padrejtësisht.”
— E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson Shejh Albani.
/Hoxhë Dr. ABDULLAH NABOLLI/











