Ballina Qendrime Islame PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që shokët e tij vërenë tek ai forcë dhe gjallëri të jashtëzakonshme dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut ﷺ, sikur ky të luftonte në rrugën e Allahut?
I Dërguari ﷺ tha:

  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’i siguruar furnizim fëmijëve të tij të vegjël, ai llogaritet në rrugën e Allahut.
  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’i siguruar furnizim prindërve të tij të moshuar, ai llogaritet në rrugën e Allahut.
  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’a siguruar pavarësinë nga të tjerët, ai llogaritet në rrugën e Allahut.
  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’u treguar dhe krenuar përballë të tjerëve, ai llogaritet në rrugën e djallit.” (Tabarani, Sahih)

Dobitë e hadithit:

  • Vlera a kujdestarit ndaj familjes së vet.
  • Vlera e kujdestarit ndaj prindërve të moshuar.
  • Vlera e pavarësisë nga të tjerët.
  • Mjerimi për atë që lavdërohet dhe krenohen me pasurinë e fituar.

 

Përgaditi Vedat Skenderi / https://albislam.com/

Artikulli paraprakSQARIM MBI DISA ÇASHTJE TË ZEKATIT – Llokman ef. Hoxha
Artikulli tjetërKujdesuni për vëllezërit tuaj të varfër